Ministrat e BE-së mblidhen sot në Luksemburg, ja çfarë do të diskutojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, në takimin e tyre në Luksemburg, pritet që të hënën, mes tjerash, të flasin edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor, pas tensioneve të fundit në disa vende të rajonit, si në Bosnje-Hercegovinë e Mal të Zi ashtu edhe në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndonëse nuk është formalisht në agjendën e takimit të Këshillit të Çështjeve të Jashtme, kjo temë pritet të diskutohet në fund të takimit.

Po ashtu, burimet e BE-së kanë paralajmëruar se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, do të njoftojë ministrat për situatën në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për bisedat që ai i ka zhvilluar në Uashington me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Borrell, javën e fundit, ka nxitur shumë reagime me prononcimin e tij rreth zhvillimeve në veri të Kosovës duke e quajtur të papranueshme çdo, siç është shprehur ai, “veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar që shkakton tensione”.

 

 

Ky reagim është parë si kritikë e tij ndaj operacionit të Policisë së Kosovës, që sipas autoriteteve të Kosovës, ishte drejtuar kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Borrell ka biseduar në Uashington me përfaqësuesit amerikanë edhe për rritjen e bashkëpunimit rreth Ballkanit Perëndimor si dhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Burimet e BE-së kanë thënë se po bëjnë përpjekje për t’i kthyer Kosovën dhe Serbinë në tryezën e dialogut, në mënyrë që të ulen tensionet dhe të parandalohen përshkallëzimet e situatës siç ndodhi në veri të Mitrovicës ditë më parë.

Ministri i Jashtëm i Kroacisë Goran Gërlliq Radman, ka thënë të hënën, në prag të nisjes së takimit se, situata në rajonin e Ballkanit është përkeqësuar dhe incidentet e fundit në Bosnje e Hercegovinë, në Mali të Zi dhe në kufirin mes Kosovës e Serbisë “janë ngjarje që nxisin shqetësimin tonë serioz”.

Lexo edhe :  “A do ndaloni së vrari civilët?” – Putin sulmon gazetarët: Jeni injorantë

Ai ka ftuar BE-në që të merret seriozisht me këto çështje.

Temat kryesore të takimit mes Ministrave të Jashtëm të BE-së, janë situata në Lindjen e Mesme, por edhe problemi me refugjatët, të cilët përmes Bjellorusisë po kalojnë në disa shtete të BE-së.

Shumë ministra e shohin këtë problem si veprim të qëllimshëm të Alyaksandr Lukashenkas, duke thënë se ai po përdor qëllimisht refugjatët që duan të hyjnë n Bashkimit Evropian.

Ministrat do të diskutojnë për përgjigjen e BE-së ndaj këtyre provokimeve nga Bjellorusia./REL

Të fundit

Dy vite në qeli për burrat që mungojnë në faljen e xhumasë

Shteti Terengganu në Malajzi ka miratuar një ligj të ri që parashikon ndëshkime të ashpra për burrat myslimanë që...

Erdogan telefonon Putinin! Çfarë i tha presidenti turk?

Turqia mbështet përpjekjet për të vendosur një paqe të përhershme në Ukrainë, me pjesëmarrjen e të gjitha palëve. Kështu i tha Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan...

Industria e prodhimit të armëve, PD kërkon hetime! “Kemi dyshime…”

Partia Demokratike denoncon me forcë një aferë të re dhe tepër të rëndë korruptive, e cila cenon drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të vendit. Në maj...

Momente të frikshme në aeroport, një person i vë flakën sportelit të biletave

Një ngjarje e frikshme ndodhi mëngjesin e së mërkurës në Terminalin 1 të Aeroportit të Malpensës, pas një zjarri të shkaktuar nga hedhja e...

Zini vendet tuaja, masakra është gati të fillojë: Debutimi i Tarantinos në West End?

Regjisori ka njoftuar se po i kthehet teatrit dhe së shpejti do të ngrejë një shfaqje në Londër. Grupet e publikut të shfaqjeve të...

Lajme të tjera

Web TV