Rama inspekton punimet në lagjen e re në Bubq: Brenda nëntorit gati për afro 200 familje të prekura nga tërmeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot lagjen e re që po ndërtohet në Bubq të Fushë-Krujës, ku ka inspektuar nga afër punimet në këtë zonë ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti. Pasi takoi nga afër disa nxënës, i pyeti ata se si iu dukej shkolla e re.

Mes të tjerash ai inspektoi nga brenda ambienteve të shkollës, ndërkohë që drejtori i këtij institucioni iu drejtua Ramës: “I vetmi kryeministër që ka ardhur 10 herë në Bubq”. Ndërkohë Rama tha se brenda nëntorit kjo lagje do të jetë gati për afro 200 familje.

Pjesë nga biseda:
Rama: Si është shkolla e re?

Nxënësit: Shumë e mirë

Rama: A i keni të gjitha gjera aty? Palestra, gjerat?

Nxënësit: Po

Rama: Tani duhet me fut më shumë në kokë.

Rama-Drejtorit të shkollës: Këtu nuk kishte jo vetëm palestër, por s’kishte as… Është diçka e bukur drejtor, duhet ta mbani mirë.

Rama-drejtuesit të projektit: Nga pikëpamja e planifikimit, e cilësisë së ndërtimit janë si zona rezidenciale në Tiranë, ose dhe në bregdet. Atje shkojnë ata që kanë më shumë, këtu ata që kanë më pak. Këtu duhet bërë mirë gjithçka, se po ua pirgje këtu, pirgje atje, kthehen në gjëndra.

Të fundit

Zelensky ironizon gazetarin për veshjen: Ti dukesh njësoj!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u komplimetua për veshjen e tij në Shtëpinë e Bardhë gjatë takimit me Presidentin...

Macron: Takimi duhet të pasohet nga një takim katërpalësh me Evropën

Një takim katërpalësh me Evropën duhet të pasojë takimin trepalësh me Vladimir Putinin. Presidenti francez Emmanuel Macron e tha këtë sot, duke theksuar se...

Vdekja e pacientit, policia merr në pyetje dentistin në Devoll

Policia e Korçës ka reaguar pas vdekjes së 59-vjeçarit menjëherë sapo doli nga klinika dentare ku kishte mbushur dhëmbin. Sipas raportimeve, policia ka shoqëruar...

Merz dhe Macron kërkojnë armëpushim para takimit Putin-Zelensky

Kancelari gjerman Friedrich Merz në tryezën e përbashkët me liderët europianë, kreun e NATO-s dhe presidentët Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky ka kërkuar një...

Trump në sy të Zelenskyt: Tani do marr Putinin në telefon dhe…

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi para gazetarëve gjatë takimit me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë se menjëherë pas këtij...

Lajme të tjera

Web TV