“Kemi ulur varfërinë më shpejt se vendet e tjera”/ Ahmetaj: Brenda 10 vitesh rinia nuk do tentojë më të ikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi në fjalën e tij gjatë ceremonisë së memorandumit të bashkëpunimit me Kombet e Bashkuara se Shqipëria po kalon përmes dy goditjeve të mëdha, tërmetit dhe pandeminë, për të mos përmendur edhe krizën energjetike që rrezikon sot vendin tonë. Ahmetaj u shpreh se qeveria nuk ka lënë askënd mbrapa gjatë këtyre goditjeve.

Ai kujtoi një vizitë bashkë me kryeministrin Edi Rama gjatë dorëzimit të çelësave të banesës në një familje të prekur nga tërmeti, duke theksuar se në rast se qeveria do ishte treguar e ftohtë dhe t’i tregonte derën e bankës, as pas 10 vitesh kjo familje nuk do kishte shtëpinë e saj.

“Mënyra si një shoqëri trajton të pambrojturit është shenjë e qytetërimit. Çdo agjensi në OKB ka ndihmuar qeverinë të mbështesë këto grupe. Kjo ditë është edhe një ditë reflektimi. Shqipëria po kalon përmes dy goditjeve të mëdha dhe të tretës, të krizës së energjisë. Ne nuk jemi vend i pasur por jemi vend në zhvillim. Mënyra si u qasëm ndaj goditjeve tregon maturi të qeverisë shqiptare. Nëse i referohemi zhvillimeve dhe prekim atë që kanë nevojë. Ne nuk lamë askënd mbrapa pas ditës së vështirë të 25 nëntorit. Po u afrojmë familjeve ndihmë që nga grantet e deri te shtëpitë falas. Këto janë politika që kushtojnë. Të mos lësh askënd mbrapa do të thotë ta kthesh ditën e vështirë në krenari. Shpesh herë u tregoj miqve të mi kuptimin e të qenurit shërbëtor publik.

Një ditë me kryeministrin shkuam në një fshat të Tiranës për t’i dorëzuar çelësat nënës së një djali me probleme më shëndetësore. Nëna ishte gati mosha e nënës time dhe djali nuk kishte mundësi të punonte. Atë moment mendova se çfarë do i ndodhte asaj familje nëse kjo qeveri do dilte dhe të bënte të ftohtin e ekonomisë së tregut duke i treguar familjeve derën e bankës për kredi. Besoj ajo nënë as pas 10 vitesh nuk do kishte dot shtëpinë e vet ose do kishte te dera e shtëpisë bankën përditë. Ngritja jonë është e shpejtë dhe e pamjaftueshme për të shkuar atje ku duam ne. Asnjëherë nuk duhet të harrojmë që ky vend ka nevojë të ndihmojë fëmijët dhe rininë dhe pas disa vitesh të themi ne e frenuam uljen e popullsisë”, tha Ahmetaj.

Lexo edhe :  Viti i ri shkollor 2025-2026/ Çfarë duhet të dini?

Ahmetaj deklaroi se Shqipëria e ka ulur varfërinë me një shpejtësi shumë të madhe në raport me vendet e tjera. Sipas tij brenda 10 vitesh, rinia shqiptare nuk do tentojë të ikë nga vendi por do zhvillojë ambicien e saj në Shqipëri.

“Nuk lë pa përmendur, një falënderim të madh me kombet e bashkuara dhe vendet që na ndihmuan. Projekti për akademinë e kodimit nuk do kthejë Shqipërinë në vend digjital por do fusë ambicien që pas 10 vitesh të themi sot Shqipëria ka një rini që nuk tenton të ikë por të garojë me ambicien e vet brenda zhvillimeve të vendit. Të qenit anëtar i BE ngelet ambicia jonë kryesore. Shqipëria e ka ulur varfërinë në raport me vendet e tjera me një shpejtësi shumë më të madhe. Varfëria nuk ulet me fjalë të ngrohta. Të gjitha janë false nëse nuk mbështeten nga reforma intensive. Nuk rri pa përmendur reformën në drejtësi që ka futur elektricitet të rëndësishëm”, deklaroi ai.

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV