Kryeministri Edi Rama ka patur një vizitë zyrtare në Egjipt ku u pritur nga kreu i qeverisë si dhe kryeparlamentari. Gjatë vizitës janë nënshkruar tri memorandum bashkëpunimi.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e dielë një takim me kryeparlamentarin e Egjiptit, Hanafy El Gebaly. Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare, kreu i qeverisë shqiptare bisedoi me Hanafy El Gebaly në lidhje me forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Kujtojmë se ditën e shtunë Rama takoi homologun e tij egjiptian. Qeveria shqiptare nënshkroi tre marrëveshje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin e dy vendeve në fushat e sigurisë dhe të kulturës. Rama tha dje se së shpejti do të kemi një linjë të re të përbashkët Kairo-Tiranë.
Kujtohet shqiptari Muhamed Ali
Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Egjipt, kujtoi lidhjet e përbashkëta që dy vendet kanë me njëri-tjetrin. Duke përmendur emrat e shumë shqiptarëve që kanë jetuar e punuar në Egjipt, sidomos në kohën e Perandorisë Osmane, Rama lavdëroi veçanërisht figurën e udhëheqësit shqiptar të Egjiptit të viteve 1800, Muhamed Ali. “Egjipti konsiderohej për shumë, si “ëndrra amerikane” e orientit, sidomos në shekullin XIX”, tha Rama gjatë konferencës së përbashkët për media me homologun egjiptian, Mostafa Madbouly. “Me vizionin e një strategu të rrallë, Mohamed Ali. Lindur në një familje shqiptare, i përfshirë në rangjet më të larta të Perandorisë Osmane dhe praktikues i islamit të mirëfilltë, ai e ndërgjegjësoi vendin për të marrë fatin në duart e veta. Është një nder dhe që jam këtu e të flas për këtë rrënjë të miqësisë sonë të gjatë”, tha Rama. “Mes shqiptarëve dhe egjiptianëve do të ketë një rrugë të përbashkët drejt së ardhmes”. Muhamed Ali Pasha ishte “de facto” sundimtar i Egjiptit nga viti 1805 në vitin 1848, dhe konsiderohet si themeluesi i Egjiptit modern. Si një komandant shqiptar në ushtrinë osmane, ai u dërgua në Egjipt nga Perandoria për të çliruar vendin e pushtuar nga Napoleoni. Pasi ia doli, ai arriti të shpallej Vali i Egjiptit në vitin 1805 dhe në kulmin e pushtetit të tij sundoi mi Egjiptin, Sudanin dhe disa pjesë të Gadishullit Arabik. Pas disa betejash kundër Perandorisë Osmane, në vitin 1842, ai siguroi trashëgiminë e drejtimit të vendit edhe për pasardhësit e tij. Dinastia që ngriti do të drejtonte vendin deri në revolucionin e vitit 1952, kur Mbreti Farouk u rrëzua nga Mohamed Naguib, i cili u bë president i Egjiptit.
Marrveshjet e nënshkruara
Kryeministri Edi Rama nënshkroi 3 marrëveshje bashkëpunimi, të treja në fushën e kulturës. Një marrëveshje konsiston në memorandum mirëkuptimi mbi bashkëpunimin në fushën e muzeve ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe Këshilli i lartë i Antikiteteve i Republikës Arabe të Egjiptit. Memorandum tjetër është një program ekzekutiv mbi bashkëpunimin kulturor midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës Arabe të Egjiptit. Dhe i fundit është një protokoll bashkëpunimi ndërmjet panairit të librit në Tiranë dhe Organizatës së përgjithshme të librit egjiptian. Në vizitën e tij Rama shoqërohej nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.