Ky është momenti kur rojet bregdetare përpiqen të shpëtojnë disa emigrantë në brigjet e detit Kiosi, ku për fat të keq, deri më tani kanë ndërruar jetë 3 fëmijë dhe një grua rreth 40 vjeçe, ndërsa një tjetër është ende i zhdukur.
Nga krahu tjetër, për fat të mirë, kanë mundur të shpëtohen 22 persona që ndodheshin në bord. Raportohet se gomonia u mbyt teksa emigrantët po përpiqnin të kalonin ngushticën e Kios-Çesme dhe të zbrisnin në brigjet e ishullit.
“Gomonia ishte i ngarkuar nga një grup i madh njerëzish. Ky fakt, i ndikuar dhe nga kushtet e rënduara atmosferike, bëri që gomonia të lëkundej dhe të përmbysej. Vlen të përmendet se asnjë nga emigrantët nuk ishte i pajisur me jelek shpëtimi”, u shpreh roja bregdetare.