Sulm terrorist në Vjenë/ I riu qëllon me thikë kalimtarët, 4 të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër persona kanë mbetur të plagosur në Vjenë ditën e sotme gjatë një sulmi terrorist. Merkur.de shkruan se një person ka sulmuar me thikë disa kalimtarë të rastit. Ndërkohë që sipas raportimeve të policisë sulmi nuk ishte as me motiv fetar dhe as me motiv politik.

Një 35-vjeçar austriak, ka hyrë në një restorant në Brigitenau të Vjenës pasdite, ka kapur një thikë dhe ka sulmuar klientët, të cilët nxituan të largoheshin nga zona. Ai i ka ndjekur dhe ka sulmuar pa dallim edhe kalimtarët që i dilnin para. Katër të plagosurit janë dërguar në spital, megjithatë nuk janë në rrezik për jetën, ndërsa autori është imobilizuar nga qytetarët që ndodheshin në vendngjarje.

Sipas policisë, në momentin e arrestimit, autori fliste në mënyrë jo koherente, ndërsa nuk dukej se kishte asnjë kontakt me ambientin.

Të fundit

Alarm për bombë në Prishtinë, anulohet koncerti i Noizyt!

Rap-artisti Noizy ishte planifikuar të performonte mbrëmjen e së martës në një nga klubet më të njohura të Prishtinës,...

Zjarr apokaliptik në Greqi! Flakët “gllabërojnë” zonat malore

Forca të mëdha zjarrfikëse vazhdojnë të luftojnë me zjarret pyjore në vendin ballkanik. Sipas zjarrfikësve, zjarret kanë përfshirë një zonë malore dhe të paarritshme...

Popullsia e Evropës, Shqipëria e 31-ta, Kosova e 35-ta

Nga ROLAND QAFOKU Shqipëria është në vendin 31-të, nga 51 shtete që ka Evropa, për nga numri i popullsisë. Me 2.770.000 banorë, vendi ynë lë...

2018 – Tragjedia e Matit: Zjarri më vdekjeprurës në historinë moderne të Greqisë

Më 23 korrik 2018, një zjarr i furishëm shpërtheu në rajonin e Atikës Lindore, në zonën bregdetare të Matit, vetëm disa kilometra në verilindje...

Harta e re me çmimet e pronave/ Si do ndikojë te procesi i rivlerësimit?

Pas muaj të tërë diskutimesh dhe vonesash institucionale, drafti për rivlerësimin e pronave në vend është drejt finalizimit. Ministria e Financave ka konfirmuar se çmimet...

Lajme të tjera

Web TV