BAs u shpreh në fjalën e saj, se ky Bundestag është veçanërisht i ri dhe ky “është një shans për të gjithë”. Ajo kërkoi që politikanët të jenë më afër qytetarëve dhe një politikë më të besueshme.
Seancën konstitutive të Bundestagut e drejtoi deputeti më i vjetër, kryetari i deritanishëm i Bundestagut, Wolfgang Schäuble nga partia CDU. Ndërsa Bundestagu gjerman do të ketë në këtë mandat një numër rekord prej 736 deputetë. Në prag të seancës pati një ndriçim të godinës së Parlamentit nga ana e Shoqatës së Taksapaguesve të cilët mendojnë se Bundestagu duhet të ketë më së shumti 500 deputetë. Kryetari i Shoqatës Reiner Holznagel, thotë se kjo përbërje e Bundestagut do të ketë shpenzime më shumë prej të paktën 410 milionë euro gjatë këtij mandati.