Bashkëqeverisja, kryeinstitucioni që shihet me skepticizëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Platforma për bashkëqeverisjen e cila pritet si të kthehet në ligj, nuk është pritur mirë nga opozita por edhe nga të majtët kritik. Erion Braçe tha se është shpenzim i shkuar dëm krijimi i agjencive për të bërë të mundur funksionimin e institucioneve.

Edhe pse ligji parashikon afate të kthimit të përgjigjeve për çdo kërkesë të dërguar institucioneve nga qyetarët, qeveria po i jep platformës së “bashkëqeverisjesjes” ndikim më të madh, duke rrezikuar doblimin e institucioneve. Në mandatin e shkuar u konsiderua “si burim të brendshëm” për të zgjidhur hallet e qytetarëve, ndërsa tashmë e paraqet në Kuvend këtë nismë në formën e projektligjit. Edhe pse institucionet e kanë detyrim ligjor për të për të pasur cilësi në shërbimet që japin, qeveria do të ngre këtë platformë “Me ty me Shqipërinë që duam”, pikërisht si një formë dublimi, por me “urdhër” nga Kryeministri. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave ka folur për qëllimin e projektligjit “për bashkëqeverisjes” duke thënë se do të rrisë cilësinë e shërbimeve publike për qytetarët si dhe do të jetë një mjet kontrolli në dorën e qytetarëve ndaj funksionarëve publikë. Nga ana tjetër thekson se prioriteti i agjencisë do të jenë ngërçet për të mos vonuar përgjigjet dhe ndërhyrja do të jetë për kushtet me bashkëqeverisje me qytetarët. “Pa mik, pa deputet, pa ryshfet, pa parti, ky projektligj vjen si instrument barazie për qytetarët pavarësisht gjinisë, racës, fesë, përkatësisë politike. Projektligji përbën një nismë të re për konceptimin dhe riorganizimin institucional të agjencisë për dialog dhe bashkëqeverisje dhe ka për qëllim përfshirjen e qytetarëve në proceset politikbërëse dhe vendimmarrëse. Objektivi është të rrisë cilësinë e shërbimeve publike ndaj qytetarëve dhe subjekteve të së drejtës përmes platformës “Me ty me Shqipërinë që duam.” Por pavarësisht kësaj, agjencia ka hasur vështirësi që kanë ndikuar në mundësinë për të plotësuar detyrat duke vonuar përgjigjet. Për këtë arsye, është hartuar për të pasur prioritet këto ngërçe. Arsyeja e ndërhyrjes është rregullimi me ligj i bashkëqeverisjes”, tha Spiropali.

Lexo edhe :  Ëndrra me të atin që e përndjek ende Edi Ramën, por që e bëri ministër

Braçe

Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë, ish kryeministri Erion Braçe ka qenë shumë kritik ndaj këtij ligji. Ai theksoi se problemi qëndron në mosfunksionimin e institucioneve shtetërore dhe sipas tij është shpenzim i shkuar dëm krijimi i agjencive për të bërë të mundur funksionimin e institucioneve. Me tone kritike ish-zëvendëskryeministri kërkoi që të hapin krahun të gjithë ata nëpunës civil, të cilët për shkak të korrupsionit që kryejnë ndikojnë në mosfunksionimin e institucioneve që përfaqësojnë. Gjatë diskutimit Braçe zbuloi se shumë herë gjatë kohës që ai ishte zëvendëskryeministër, kur shkonin për marrjen e përgjigjeve në ministri për çështje të caktuara, ministrat nuk gjendeshin në vendin e punës. “Nuk ka mjaftuar ajo agjenci që ishte atje. E dini sepse nuk ka mjaftuar. Sepse fillon këtu (e vendos gishtin në kokë). Nëse ministri, zëvendësministri, struktura e ministrisë dhe agjencitë nuk e fillojnë ditën e punës duke patur në mendje t’i shërbejnë qytetarit, nuk ndodh kjo. Aty është zonja. Tani se nuk nxjerr dhe ndonjë sekret të madh, sa herë kemi vajtur ne në ministri dhe nuk kemi gjetur ministrat në punë. Kemi shkuar për të kontrolluar marrjen e përgjigjes institucion me institucion dhe vendosën tabela për të kontrolluar fluksin e ankesave dhe përgjigjet që jepeshin.

Opozita

Deputeti i opozitës, Dashamir Shehi e cilësoi ligjin si të panevojshëm dhe të ngjashëm me Komitetin e Partisë që kontrollonte Komitetin Ekzekutiv. “Unë gjykoj se kjo që po bëni ju është e panevojshme. Kush ka punuar brenda administratës shtetërore e kupton se çdo të thotë brenda administratës një institucion që ruan këtë drejtorin këtu. Shteti shqiptar ndoshta është si një makinë e vjetër dhe ndoshta që nuk funksionon në rregull, por që i ka të gjitha pjesët, rrotat, timonin. Shteti shqiptar i ka të gjitha, ka kryeministër, ka parlament ka ministri. Kemi Kontrollin e Lartë të Shtetit, kemi prokurori, çdo ministri ka linjë të vetën kontrolli, pse do fusim një mekanizëm që është një sajesë dhe nuk ekziston në asnjë vend të botës”, tha Shehi.

Të fundit

Stalini e donte Shqipërinë brenda Federatës, Hrushovi: Enveri i urrente jugosllavët

Të shkruara në kohën e reflektimit dhe të distancimit të tij nga Stalini, në kujtimet e Nikita Hrushovit, zë...

Këmbimi valutor 4 gusht/ Me sa blihen e shite monedhat e huaja sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83 lekë dhe do shitet me 84.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...

Thirrje raciste antishqiptare/ Reagon ambasadori i Shqipërisë në RMV: Alarm për të gjithë

Ambasadori i Shqipërisë në RMV, Denion Meidani ka reaguar pas incidentit të rëndë të ndodhur në Kumanovë, Maqedonia e Veriut, ku gjatë një ndeshjeje...

Zhduket pasagjeri i tragetit!/ Shqipëria operacion kërkimi nga Kepi i Stillos në Seman

Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit në bashkëpunim të ngushtë me Forcat e Armatosura, Policinë Kufitare dhe autoritetet italiane po zhvillon një operacion të gjerë kërkimi...

Stuhia Floris godet Skocinë, Anglinë veriore dhe Irlandën e Veriut, jepet alarmi i verdhë

Stuhia Floris ka goditur Skocinë, Anglinë veriore dhe Irlandën e Veriut. Zyra Meteorologjike ka lëshuar alarmin e verdhë, i cili paralajmëron rrezikun potencial për...

Lajme të tjera

Web TV