Njeriu i momentit në Kombëtare e klub, por trajneri i Southampton nuk grumbullon Brojan për sfidën e radhës

Futbollisti shqiptar Armando Broja po kalon një fazë mjaft të mirë në karrierën e tij . Kujtojmë se ishte Broja ai i cil ii dha 6 pikë Kombëtares duke shënuar dy herë në dy fitoret ndaj Hungarisë. Mirëpo fama e tij i ka kaluar kufijtë ndërkombëtarë, pas që pas kthimit të tij te Southamptoni, sulmuesi shqiptar ka qenë njeriu më i rëndësishëm i skuadrës.

Të dielën Southamptoni do të ndeshet me Watfordin, por trajneri Ralf Hazenhutl ka dhënë lajmin e keq që Broja nuk do të grumbullohet, pasi ende është i dëmtuar në kyçin e këmbës.

Broja nuk është në dispozicion, sepse ai kishte një dëmtim në kyçin e këmbës pas ndeshjes me Burnleyn. Ai do të humbasë ndeshjen ndaj Watfordit”-u shpreh trajneri i Southamptonit. Broja ka shënuar dy herë në dy sfida radhazi në Premier Ligë, ndaj Leeds-it dhe Burnlet.