Max Brod “shkeli” dëshirën e shkrimtarit Franz Kafkës për të djegur veprën e tij pasi ai vdiq. Shumë do ta shihnin si një mik të keq, por dashamirët e artit dhe letërsisë, nga ana tjetër, pajtohen se ai kontribuoi në zgjerimin e dimensionit të këtij mendimtari.
Tani janë botuar edhe veprat e fundit të pabotuara, të cilat nuk janë tekste letrare, por vizatime. Këto vepra janë botuar 95 vjet pas vdekjes së tij.
Skicat mbulojnë një periudhë nga viti 1901 deri në vitin 1924, e fundit është ajo e dedikuar partneres së tij, Dora Diamant, ndërsa shumica korrespondojnë me vitet e tij si student.
Një grup prej shtatë shtëpish botuese nga vende të ndryshme botuan për herë të parë të gjitha vizatimet e Kafkës, gjithsej 163, prej të cilave vetëm 41 ishin të njohura, të botuara në një botim të dyfishtë në 2002 dhe 2011. Në Spanjë tani ato botohen nga Galaxia Gutenberg në një botim prej 3000 kopjesh me 45 euro. Dhe puna përfshin jo vetëm riprodhimet e të gjitha vizatimeve, por edhe një studim rreth tyre dhe historisë së tyre.