Letërsia në zgrip

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Tetor 2021.

Jemi në një muaj letrar, i konsideruar më së shumti si një muaj festiv për shkrimtarët dhe lexuesit e pasionuar. Është muaj ku bëhen bilancet e një viti e ku ndahen çmime kartoni dhe shpesh honorare të papërfillshme.

Kjo është njëra anë e medaljes.

Por libri artistik, në tërësinë e tij, nuk është në ditë aspak të mira. Shtëpitë botuese prej kohësh janë futur në ngërç. Shtypshkronjat dhe offsetet e mbingarkuara deri dje, sot punojnë nën kapacitet.

E megjithatë jemi në një muaj letrar. Dhe tetori i letërsisë është i përvitshëm, i pandryshueshëm, i emërtuar tanimë, dhe mban vulën e kohës. Ndaj është vështirë ta zhbësh me fermanë dhe dekrete. Kështu që je i detyruar ta përkujtosh edhe kur në magje s’ka më miell.

Prej kohësh prurjet që vijnë nga letërsia botërore janë tkurrur. Gjithnjë e më pak letërsi e mirë vjen në duar tona. Gjithnjë e më pak emra influent letrarësh publikohen nëpër vitrinat e librarive të pakta. Ndërsa prurjet që vijnë nga letërsia shqiptare janë futur edhe më shumë në ujë.

Është një gjendje trishtuese, gjithsesi.

Por vazhdojmë të jemi në muajin e letërsisë, prej 1 tetorit e deri në 31 të tij. Sepse ky është muaji i letërsisë për shqiptarët. Ngaqë në këtë muaj kanë lindur disa nga emrat më të rëndësishëm të letrave: Fishta, Migjeni, Dritëro Agolli, Teodor Laço… Ndaj duhet ta përkujtojmë, me prurje të reja… që në fakt nuk vijnë.

Ndërsa në muajin pasardhës, në nëntor, zhvillohet panairi i përvitshëm i librit, i konceptuar më së shumti si një markatë. Kjo do të thotë se aktivitetet që kanë në qendër librin do të kenë shkak për të vazhduar, pavarësisht se më së shumti janë një fasadë.

Edhe kjo është po aq trishtuese.

Letërsia nuk është në ditët e veta më të mira. Në treg vazhdojnë të tërhiqen klasikët. Ata që kanë bërë epokë dhe mbajnë të mbërthyer botën me historinë e shkruar. Sepse letërsia sot duket e pafuqishme për të qenë avangardë. Dhe zëri i saj bëhet më i shurdhët në morinë e tim-tameve që vjen nga bota e onlajnit dhe të përmbyt.

Lexo edhe :  Tradita dhe kultura çame bën bashkë të rinjtë në Sarandë

Letërsia shqipe ka qenë edhe më shumë se kaq ca vite më parë, në kapërcyellin e sistemeve, kur binte diktatura dhe jeta liberalizohej. Për vite me radhë në shoshitjen e vlerave dhe gjetjen e vetes në kushtet e reja, do të kishte një heshtje ridimensionuese.

Por ka pasur edhe vite kur ajo ka tentuar të ngjitej drejt zenithit dhe lufta mes shkrimtarëve dhe botimeve të tyre ka qenë një përplasje e fortë dhe shumë egoiste.

Tanimë jemi në një fazë të re. Armiku kryesor i letërsisë nuk është në horizont, dhe mundësi për ta ndalur vërshimin e tij nuk e ke më. Tani ai është shtruar këmbëkryq në piacë. Janë efektet e shpejta të një zhvillimi teknologjik të paparë, ku nga një ekran dore merren informacione të shkurtra prej çdo cepi të botës dhe ku videot e mbushura me gjithfarë skandale të marrin gjithë kohën e mundshme. Është shumë munduese që sot, në një ritëm të tillë marramendës, të kesh kohë, nge dhe nerva të nisësh leximin e një romani 300 faqesh.

Jemi në kohë krize. E megjithatë njerëzit turren të blejnë një celular të modës, me një kosto mesatare prej 600 dollarësh. Ndërkohë që me një shumë të tillë, duke marrë mesatarisht një libër prej 10 dollarësh, do të ngresh në mënyrë të shpejtë minibibliotekën tënde prej 60 librash. Mirëpo një llogari e tillë sot nuk ka vlerë.

Kjo është vajtuese.

Duket se pas një periudhe të gjatë pandemie, kur u mendua për akumulim forcash dhe gjetje të reja, letërsia ra në një humbellë ku vazhdon të jetë e s’po del dot më.

Mbyllet tetori dhe nëntori nis po me të njëjtin objekt; librin. Por ai në fakt nuk është midis nesh. Dhe bukinistët e rrugës, po shesin librat e vjetër e të shkalafitur të atyre që nuk kanë kujt t’ua lënë trashëgim bibliotekat personale. Sepse gjithmonë e më pak ka njerëz që lexojnë. Gjithmonë e më pak ka njerëz që kërkojnë letërsi të re.

Letërsia është në zgrip.

Kjo është dhe kërkesë-oferta.

Të fundit

Kërkesa e PD për votimin e emigrantëve pa mjet identifikimi, Gjikondi: Berisha synon…

Juristja Brizida Gjikondi ka komentuar kërkesën e opozitës për të lejuar votimin e emigrantëve pa një mjet identifikimi shqiptar,...

“Bardhi e Gjekmarkaj si tradhëtar të opozitës”, Kadilli: Berisha humb, i ‘lëpihen’…

A ka ndryshuar Partia Demokratike dhe a ka shanse që të fitojë zgjedhjet e 11 Majit? Ku ndodhet opozita dhe pse është përçarë në...

‘Mos na lini peng të Saliut’, Balla thirrje Diasporës: Ja sa mandate synojmë të marrim

Partia Socialiste ka reaguar ashpër ndaj kërkesave të opozitës lidhur me kushtëzimin për të lejuar votimin e emigrantëve me dokumente të huaja për zgjedhjet...

“Populli nuk harron…”/ Çfarë ndodhi, komentuesit shpërthejnë ndaj Ledion Liços

Si pasojë, Gjesti u detyrua të largohej nga shtëpia për të marrë mjekimin e nevojshëm, duke u rikthyer disa orë më vonë. Ky veprim ka...

Proda vlerëson punën e policisë në Elbasan dhe Korçë, kërkon përmirësime për vitin 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda mori pjesë në analizat vjetore të punës në drejtoritë vendore të Policisë Elbasan dhe Korçë. Gjatë...

Lajme të tjera

Web TV