Manchester United nuk gabon ndaj Tottenham, Ronaldo shkruan historinë në Premier League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas katër ndeshjesh pa fitore në Premier League, Manchester United triumfon me shifrat 0-3 në transfertë përballë Tottenham. Sfida u zhbllokua në minutën e 39’, kur Cristiano Ronaldo mposhti portierin Lloris, ndërsa në minutën e 64-t, CR7 shërbeu për Cavanin, që dyfishoi shifrat.

Llogaritë e ndeshjes i mbylli Marcus Rashford në minutën e 86’, pasi mposhti për herë të tretë Hugo Lloris dhe vulosi fitoren e “djajve të kuq” që me tre pikët e marra në Londër, ngjiten në vendin e pestë me 17 pikë.Nga ana tjetër mbetet kriza te Tottenhami, që pëson humbjen e dytë radhazi dhe mbetet në kuotën e 15 pikëve pas 10 javëve të para dhe jashtë zonës europiane të renditjes.

Një statistikë interesante ka të bëjë me Ronaldon, në moshën 36-vjeç e 267 ditë, Ronaldo është bërë lojtari më i vjetër që shënon dhe jep një asist në kampionat, pas Didier Drogba në dhjetorin e vitit 2014-të, i cili ka qenë gjithashtu 36-vjeç e 267 ditë.

Të fundit

Rinumërimi në Tiranë mbaroi. Ku është masakra zgjedhore?

Nga Indrit Vokshi PD ka "vjedhur" 612 vota, PS vetëm 380. Sali Berisha e pajisi narkoshtetin me çertifikatë pastërtie. Tani...

Prodhimi për orë pune në Shqipëri, 35% më i ulët se rajoni

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor vijojnë të përballen me nivele të ulëta produktivitetit të punës krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, por rendimenti i punonjësve...

Miratohet vendimi për rekrutimin e detyrueshëm, Danimarka fut gratë në ushtri

Teksa agresioni dhe investimet ushtarake ruse rriten, Danimarka ka miratuar për herë të parë rekrutimin e detyrueshëm edhe për gratë në ushtri. Ky veprim...

Shtohen zjarret në makina, eksperti: Gabimet nisin që në servis, ndikon edhe i nxehti

Makinat që përfshihen nga flakët, e sidomos teksa janë në ecje, po regjistrohen çdo ditë e më shumë në vendin tonë. Javët e fundit,...

Po vjen epoka e re e administrimit të pallateve, Mazniku prezanton projektligjin

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku prezantoi në Komisionin për Ekonominë dhe Financat projektligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”. Ai synon...

Lajme të tjera

Web TV