Pamje të frikshme/ Makina me një familje brenda “rrëzohet” nga ura e lëvizshme (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një familje në Belgjikë ka përjetuar një eksperiencë të frikshme, kur tentoi të kalonte urën “Marie Thumas” në qytetin e Leuven-it. Shoferi nuk e kishte kuptuar që ura e lëvizshme, po ngrihej për të kaluar një anije.

Për shkak të pjerrësisë, automjeti rrëshqiti mbrapsht dhe këmbësorët duken të frikësuar. Përfundimisht makina bie në rrugë dhe përmbyset. Brenda makinës ndodheshin mami, babi dhe fëmija i tyre 1.5 vjeç.

Të tre personat në mjet kanë mbetur të bllokuar në makinë dhe janë ndihmuar nga zjarrfikësja për të dalë. Më pas ata u dërguan në spitalin Gasthuisberg në Leuven, pa lëndime serioze.

Kompania Flemish Waterway që ka marrë përsipër menaxhimin e urës po kryen një hetim në bashkëpunim me Autoritetet, për të përcaktuar se si ka ndodhur aksidenti. Deri në përfundimin e hetimeve, ura lëvizëse do të qëndrojë e mbyllur edhe për këmbësorët.

Të fundit

Përse SHBA po kalon defiçitin më të madh në histori?

Edhe pse të ardhurat nga doganat janë katërfishuar për shkak të tarifave të reja, shpenzimet rekord për përfitime sociale,...

Pirro Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret

Nga Delvina, ku situata me zjarret është ende e rrezikshme, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi se Shqipëria është duke blerë dy avionë që...

Bayern blen yllin nga Premier League, kushton 60 mln euro

Pasi transferoi Luis Diaz për 70 milionë euro nga Liverpool, Bayern duket se do të bëjë një tjetër goditje të bujshme po në Premier...

Kjo është mosha kur truri juaj fillon të plaket

Plakja nuk është një proces i lehtë, ajo kërkon pranim, përgatitje dhe përshtatje. Sipas një studimi të ri nga Proceedings of the National Academy of...

Si inteligjenca artificiale mos ta zhdukë njerëzimin

Geoffrey Hinton, një nga pionierët e inteligjencës artificiale dhe fitues i Çmimit Nobel, ka ngritur sërish alarmin për rreziqet që paraqet AI. Në një...

Lajme të tjera

Web TV