“Ti shfarosim këta plehra”, profesorja afro-amerikane shpërthen ndaj të bardhëve

Një profesore afro-amerikane e Universitetit Rutgers në SHBA është vënë në qender të diskutimeve pas deklaratave raciste që ka bërë.

“Unë them se mendimi i tyre është aq i turbullt dhe i falimentuar shpirtërisht, saqë ata… kanë frikë të heqin dorë nga pushteti në mënyrë ekzistenciale, sepse nuk mund të imagjinojnë një mënyrë tjetër jetese. Ne duhet tu shfarosim ata plehra”- tha Cooper.

Sipas FoxNews, Brittney Cooper një profesoreshë e asociuar në Departamentin e Studimeve të Grave, Gjinisë dhe Seksualitetit të Universitetit Rutgers, e bëri komentin gjatë një ngjarjeje të titulluar, “Zhbërthimi i sulmeve në teorinë kritike të racës”, organizuar nga ‘The Root.’

Cooper po i përgjigjej një pyetjeje të bërë nga Michael Harriot, shkrimtar i vjetër për ‘The Root’, i cili e pyeti Cooperin se çfarë mund të pritet nga njerëzit e bardhë dhe nga afro-amerikanët.

Cooper tha gjithashtu se ajo beson se “njerëzit e bardhë” nuk janë “të përjetshëm”. Ajo shtoi se “bardhësia do të ketë një datë mbarimi, sepse pavarësisht asaj që njerëzit e bardhë mendojnë për veten e tyre, ata nuk sfidojnë ligjet e përjetësisë.”

Stephen Wallace, një student në Universitetin Rutgers, tha për Fox News se ai i sheh komentet e Cooper si një nxitje të dhunës kundër një grupi njerëzish.

Në prill 2020, Cooper zuri titujt kryesorë të portaleve duke fajësuar ish-presidentin Donald Trump dhe njerëzit që e mbështetën atë për ndikimet në menaxhimin e koronavirusit.