Letra e Clinton për presidentin rus: I dashur Boris, bombardimet e NATO-s në Serbi do të vazhdojnë deri kur Millosheviç…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 1 prill të 1999-s, një javë pas nisjes së bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë, Bill Clinton i shkruan një letër presidentit rus, Boris Yeltsin. Në letër ai e njofton Presidentin rus se bombardimet nuk do të ndalen, deri kur Millosheviç të ndalonte spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë dhe të tërhiqte të gjitha trupat serbe prej andej.

Presidenti i SHBA i thotë atij rus se në këtë vendim kishte dakordësinë e Francës, Britanisë së Madhe dhe të Gjermanisë.

Letra e plotë:

I dashur Boris

Po të shkruaj sërish për Kosovën, që është shndërruar në problemin më të dhimbshëm me të cilin jam përballur ndonjëherë gjatë Presidencës time, jo vetëm sepse ka vënë kaq pengesa në marrëdhëniet ruso-amerikane. Ashtu si ti, edhe unë dua që dhuna të ndalojë sa më parë që të jetë e mundur; si ty jam gati që të ndjek çdo shteg që mund të na drejtojë te paqja. Por, ngjarjet e javës së fundit e kanë bërë të qartë se sa serioz është kërcënimi për paqen.

Lajmet që mbërrijnë nga Kosova janë me të vërtetë tronditëse. Ka prova të pakundërshtueshme se fshatra të tërë po digjen, civilë të pafajshëm po vriten dhe mijëra po zhvendosen, jo nga aksionet e NATO-s, por nga aksionet e mirëplanifikuara të forcave jugosllave të sigurisë. Në mes është çështje humanizmi, që për nga rëndësia tejkalon të gjitha të tjerat.

Për këtë, pritëm me interes propozimin tënd për një mbledhje urgjente të G8 (sot G7 pas përjashtimit të Rusisë) për Kosovën. Madeleine (Albright sekretare e Shtetit në atë kohë) e ka njohur Igor (Ivanov, ministër i Jashtëm i Rusisë në atë kohë) me disa propozimet dhe ide. Ata do të vazhdojnë të bisedojnë se si mund të bashkojmë forcat dhe përpjekjet tona për të rikthyer kushtet e një zgjidhjeje politike.

Lexo edhe :  Mersin Mixha, nga 13-vjeçari i Luftës së Dytë te themeluesi i Aviacionit Shqiptar

Ajo që ka rëndësi është që ne të qëndrojmë të bashkuar në mesazhet tona për Beogradin. Millosheviç duhet ta ketë të qartë se nëse dëshiron ta mbyllë këtë konflikt, ai mund ta bëjë në çdo moment duke urdhëruar ushtrinë që të ndalojë fushatën e spastrimit të shqiptarëve të Kosovës, tërheqjen e të gjitha forcave serbe të sigurisë, policinë e ushtrinë nga kosova në përputhje me marrëveshjen e tetorit të kaluar dhe rikthimi te negociatat serioze. A është e mjaftueshme kjo? A i plotëson zotimet ndërkombëtare? Ai duhet ta dijë gjithashtu se deri kur të plotësojë këto kushte, fushata e NATO-s do të vazhdojë. E kam diskutuar gjatë këtë problem me Jacques (Shirac, Presidenti francez), Gerhard (Schroeder – Kancelari gjerman) dhe Tony (Blair, kryeministri britanik) dhe kemi dakordësi të plotë në këtë drejtim.

E di që zhvillimet në Kosovë kanë dëmtuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Por më vjen mirë që ne kemi qenë në gjendje që të vazhdojmë punën në çështje me rëndësi në agjendën dypalëshe. U detyrohemi njerëzve tanë dhe paqes në botë për ta mbajtur partneritetin SHBA-Rusi të gjallë dhe produktiv, edhe në këto kohë të vështira. Marrëveshja e arritur më 31 mars është një arritje historike. Jam i kënaqur që puna konkrete e komisionit dykombësh ka vazhduar, megjithëse jo formalisht.

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV