“Askush s’më kërkoi të luaja falas”/ Messi: Më lënduan fjalët e Laportës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lionel Messi  deklaroi se është lënduar nga fjalët e presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, pas largimit të tij nga klubi në verë, duke thënë se askush në klub nuk i kishte kërkuar të luante falas për Barçën. 34-vjeçari u detyrua të largohet nga klubi në verë sepse Barça nuk ishte në gjendje t’i mundësonte atij kontratë të re për shkak të problemeve financiare.

Messi iu bashkua Paris Saint-Germain me parametra 0, por së fundmi Laporta tha se ai mund të qëndronte në Camp Nou nëse do të ishte i gatshëm të luante falas.

Kur u pyet për kalimin e Messit në Paris, Laporta tha për RAC1 në tetor:

“Shpresoja se Messi do ta bënte kthesën e madhe dhe do të thoshte se do të luante falas për ne. Do të më kishte pëlqyer kjo. La Liga do ta kishte pranuar këtë. Por nuk mund t’i kërkoj një lojtari si Messi ta bëjë këtë”.

Megjithatë nuk ka munguar as reagimi i yllit argjentinas. Messi e ka kritikuar Laportën që e ka vënë në dyshim karakterin e tij, duke këmbëngulur po ashtu se ka bërë gjithçka për të qëndruar në Barcelonë.

“E vërteta është, siç e kam shpjeguar kur jam larguar, unë kam bërë gjithçka që është e mundur për të qëndruar. Kurrë askush në asnjë kohë nuk më ka kërkuar të luaj falas. Më kërkuan ta zbres pagën për 50% dhe e bëra pa ndonjë telash. Ishim gati për ta ndihmuar klubin më shumë. Dëshira ime dhe e familjes sime ishte të qëndronim në Barcelonë. Askush nuk më kërkoi të luaj falas por në të njëjtën kohë, duket se fjalët e thëna nga presidenti janë të pavërteta. Ato më lënduan mua sepse ai nuk kishte nevojë t’i thoshte ato”, tha Messi për Sport.

Të fundit

Çfarë u hodh në det? Mbi 100 persona përfundojnë në spital me të përziera dhe diarre

Të paktën 116 persona kishin nevojë për trajtim spitalor pasi vizituan plazhin Nazaré të Portugalisë, në distriktin e Leirias,...

Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën

Nga Artan Fuga Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën! Isabon në hebraishten e vjetër do të thotë “me punu”, por “edhe me “u penduar”. Në...

1824 – Beteja në ishullin Kos, grekët kundër osmanëve

Në vitin 1824, gjatë Luftës së Pavarësisë së Greqisë (1821–1830), ndodhi Beteja e Kosit, një përplasje ushtarake mes forcave osmane dhe luftëtarëve grekë. Ishulli...

Theu xhamat e Bashkisë së Korçës, rrëfehet “Çekiçi”: Rama më sulmoi lagjen

“Çekiçi 14”, Konstadin Dramolli është i riu që para dy ditësh në shenjë proteste kundër vendimit të kryeministrit Rama për lirimin e hapësirave publike...

Ish-drejtuesi i KGB-së: Ja pse Trump dhe Putin po përdorin të njëjtën strategji

Nga Marco Imarisio, Corriere della Sera Yevgeny Savostyanov, ish-kreu i KGB-së në Moskë dhe më pas një teknik me një sfond të shquar ushtarak që...

Lajme të tjera

Web TV