“Open Balkan”/ Deklarata e përbashkët e 3 liderëve në Beograd: Do krijojmë Këshill Ndërministror për lehtësimin e tregtisë mes vendeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Takim i radhës i “Open Balkan” në Beograd mes kryeministrit shqiptar, presidentit serb dhe zëvendës kryeministrit maqedonas, u finalizua me një deklaratë të përbashkët.

Deklarata e plotë:

“E ardhmja e zgjerimit – një këndvështrim nga rajoni

BE-ja dhe shtetet e saj anëtare, së bashku me partnerët nga rajoni, rikonfirmuan mbështetjen e tyre pa asnjë dyshim për perspektivën e Ballkanit Perëndimor, në Samitin e Brdos më 6 tetor.
Ballkani Perëndimor theksoi përkushtimin dhe angazhimin e rajonit ndaj vlerave europiane dhe normave demokratike, ndaj rëndësisë parësore të demokracisë, të drejtave themelore dhe shtetit të së drejtës. Megjithatë, kapaciteti i diskutueshëm i BE-së për të integruar anëtarë të rinj, debatet e brendshme midis vendeve anëtare të BE-së dhe marrëdhëniet dypalëshe kanë penguar përparimin real të rajonit drejt BE-së.
Në letër, politika e zgjerimit mbetet aktive. Në praktikë, sidoqoftë, ka një zhgënjim në rritje mes qytetarëve të rajonit, lidhur me perspektivën në BE. Përveç kësaj, rajoni ka paguar kosto të larta për vonesat në perspektivën e tij në BE. Maqedonia e Veriut është shembulli konkret i dështimit të Bashkimit Europian në mbajtjen e premtimeve të tij.
Qeveria e saj bëri sforco të mëdha për të plotësuar kushtet e Brukselit, por vetëm sa e gjeti veten të izoluar dhe u la të përballej me pasojat e vendimeve të BE-së. Dobësimi i perspektivës së integrimit europian kërcënon të na lërë më të paintegruar se kurrë. Kjo është një ndjenjë që e bashkëndajnë në mbarë rajonin.

Ndërkohë që BE-ja po harton strategji të reja dhe me ndikim mjaft të gjerë, rajoni po përpiqet dëshpërimisht të zbatojë ato ekzistuese. Edhe pse shohim që rruga jonë drejt BE-së nuk po ecën me ritmin e pritshëm, ne mbetemi të angazhuar të arrijmë standardet e BE-së dhe të ngushtojmë hendekun ekonomik me BE-në.
Ne nuk mund ta lejojmë këtë spirale negative të kërcënojë vetë themelet e së ardhmes dhe mirëqenies së rajonit. BE-ja po ecën përpara, ndërsa rajoni ka ngecur në dilemat e vetë BE-së.
BE-ja duhet të eksplorojë të gjitha rrugët për përparimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në periudhën që i paraprin anëtarësimit, krah angazhimeve të saj për një zgjerim me faza, siç parashikohet në metodologjinë e re. Në përputhje me këtë, do të ishte me dobi që ta përfshinte rajonin në zhvillimin e politikave tregtare e tatimore të BE-së, si mekanizmi i përshtatjes së kufirit të karbonit dhe garancitë për çelikun, për të përmendur vetëm disa prej tyre. Po ashtu, ne mund të eksplorojmë mundësinë që Ballkani Perëndimor të përjashtohet nga masa të ndryshme erga omnes të politikës tregtare. Ne mund të parashikojmë përfshirjen e universiteteve tona në Zonën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor të BE-së, duke ofruar kështu një shans të barabartë për pjesëmarrjen në programet e specializuara, të hulumtimit dhe novacionit të BE-së. Në të njëjtën kohë, bujqësia jonë ka shumë nevojë për fonde, ndërkohë që ka një potencial të jashtëzakonshëm për t’u zgjeruar dhe për t’i ofruar prodhime me cilësi të lartë tregut të BE-së.

Lexo edhe :  Luçiano Boçi: Pas bregdetit, Rama po rrëmben edhe malin

Kjo mund të parandalojë ndikimin negativ në stabilizimin dhe performancën ekonomike të rajonit. Ne besojmë se është në interesin e vetë BE-së të ndihmojë dhe të promovojë një rajon me besim dhe prosperitet. Më tej, së bashku, ne mund të eksplorojmë pjesëmarrjen në Schengen dhe integrimin progresiv në tregun e përbashkët të BE-së.
Bota sot po ndryshon shpejt. Është koha të veprojmë dhe me vendosmëri. Nuk mund të lejojmë e as nuk do të na falin për mundësitë e humbura, vetëkënaqësinë dhe mungesën e vendosmërisë për të arritur një vizion strategjik. Na duhet të kuptojmë më mirë njëri-tjetrin, nëse do të duam të arrijmë rezultatet më të mira. Nëse dikush mendon se duhet të veprojmë tani, tani ishte dje. Për këtë arsye, theksuam sot vendimin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik në kuadrin e nismës “Ballkani i hapur”, duke ndërtuar punën mbi agjendën e Procesit të Berlinit, duke u përqendruar te zbatimi i shpejtë dhe i përshtatur. Kemi angazhuar Dhomat e Tregtisë në këtë përpjekje dhe i kemi ngarkuar të përgatitin një Udhërrëfyes të detajuar për zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për lehtësimin e importeve dhe eksporteve në Ballkanin Perëndimor, nënshkruar më 29 korrik, në Shkup. Kemi miratuar Udhërrëfyesin për zbatimin e masave për lehtësimin e tregtisë sot dhe i kemi kërkuar CIF-së të monitorojë procesin e zbatimit më tej.
Po kështu, kemi vendosur të krijojmë një Këshill Ndërministror, i cili do të punojë ngushtë me Dhomat për zbatimin e këtyre masave.
Ballkani Perëndimor është gati të ecë përpara me hapa të përshpejtuara. Ai duhet të ecë përpara. Po kështu duhet të ecë edhe BE-ja – drejt Ballkanit Perëndimor. Të ndenjurit duarlidhur nuk është alternativë.
Ne i ftojmë dhe i mirëpresim të gjithë të tjerët në rajon të bashkohen me ne. “Ballkani i hapur” është i hapur”, thuhet në deklaratë.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV