Pandemia/ Varhelyi jep lajmin e mirë: BE 90 milionë euro ndihmë për Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioneri evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi deklaroi sot se janë disbursuar 90 milionë euro ndihmë makro financiare për Shqipërinë.

Varhelyi shkruan në “Twitter” se kjo ndihmë është pjesë e programit mbështetës 180 milionë euro për vendin tonë dhe ka si qëllim të ndihmojë në kufizimin e pasojave ekonomike të pandemisë.

“Lajm i rëndësishëm për Shqipërinë! BE disbursoi sot 90 milionë euro ndihmë makro-financiare, kësti i dytë dhe i fundit prej 180 milionë euro programi mbështetës për Shqipërinë, me qëllim që të ndihmojë në kufizimin e pasojave ekonomike të pandemisë #COVID-19”, shkruan komisioneri Varhelyi.

Komisioni Evropian, në emër të BE-së, ka disbursuar sot 90 milionë euro ndihmë makrofinanciare (Macro-Financial Assistance) për Shqipërinë. Ky disbursim është kësti i dytë dhe i fundit i një programi mbështetës prej 180 milionë eurosh për Shqipërinë, i cili është pjesë e paketës prej 3 miliardë eurosh për dhjetë partnerë të zgjerimit dhe fqinjësisë që synon t’i ndihmojë ata të kufizojnë pasojat ekonomike të pandemisë COVID-19. Programi është një demonstrim konkret i solidaritetit të BE-së me partnerët e saj për të ndihmuar në përgjigjen ndaj ndikimit ekonomik të pandemisë COVID-19.

Paolo Gentiloni, Komisioneri për Ekonominë, tha: “Jam shumë i kënaqur që shoh këto fonde të shkojnë sot në Shqipëri. Ky disbursim është një demonstrim i solidaritetit të BE-së me popullin shqiptar, por edhe i angazhimit të Shqipërisë për të përmbushur axhendën e rëndësishme të reformave të rënë dakord me Komisionin Evropian.
Disbursimi i parë prej 90 milionë eurosh për Shqipërinë në kuadër të këtij programi të Macro-Financial Assistance u bë në mars 2021. Shqipëria ka përmbushur kushtet e politikës së rënë dakord me BE-në për lirimin e këtij disbursimi të dytë dhe të fundit prej 90 milionë eurosh në kuadër të programit Macro-Financial Assistance
COVID-19. Këto përfshijnë masa të rëndësishme për të forcuar financat publike dhe qëndrueshmërinë e sektorit financiar, për të përmirësuar qeverisjen dhe për të luftuar korrupsionin dhe për të rritur mbrojtjen sociale.

Lexo edhe :  Kryesia e PD miraton emrat e listave të mbyllura. Kush janë kandidatët në 12 qarqet

Ndihma makrofinanciare është pjesë e angazhimit më të gjerë të BE-së me partnerët fqinjë dhe të zgjerimit dhe synohet si një instrument i jashtëzakonshëm për reagim ndaj krizave. Ai është në dispozicion të partnerëve të zgjerimit dhe fqinjësisë së BE-së që po përjetojnë probleme të rënda të bilancit të pagesave. Ajo demonstron solidaritetin e BE-së me këta partnerë dhe mbështetjen e politikave efektive në një kohë krize të paprecedentë.

Vendimi për t’i dhënë ndihmë makrofinanciare dhjetë partnerëve të zgjerimit dhe fqinjësisë në kontekstin e pandemisë COVID-19 u propozua nga Komisioni më 22 prill 2020 dhe u miratua nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli më 25 maj 2020.

Përveç ndihmës makrofinanciare, BE-ja mbështet partnerët në politikën e saj të fqinjësisë dhe Ballkanin Perëndimor përmes asistencës dypalëshe dhe rajonale, programeve tematike, ndihmës humanitare, lehtësirave dhe garancive nga Fondi Evropian për Zhvillim të Qëndrueshëm (EFSD dhe EFSD+) për të mbështetur investimet në sektorët më të prekur nga pandemia e koronavirusit.

Të fundit

Ndalimi i rrjetit TikTok në Shqipëri, ekspertët: Nuk e zgjidh problemin e të rinjve

Mbyllja e platformës TikTok nuk do të zgjidhë problemin e të rinjve shqiptarë, mendojnë ekspertët. Kjo masë e marrë...

“Kishim kandidatë për 3 parlamente”/ Berisha: Chris LaCivita, kryemagjistari!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar foli në lidhje me procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë me të...

Berisha mbledh këshillin kombëtar të PD: Më 11 maj kemi kandidaturat më të mira

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka mbledhur këshillin kombëtar të PD, pak orë para mbylljes së afatit të dorëzimit në KQZ, të listave të...

Bunkeri bardh e zi i Berishës dhe ai me ngjyra i Ramës

Nga Desada Metaj Duhet të biem të gjithë dakord se, në momentin kur listat e deputetëve të hartuara nga kryetarët e partive dorëzohen në limitet...

Trump i bën marketing kompanisë së Musk, inkurajon amerikanët të blejnë Tesla

Donald Trump ka blerë një Tesla për të mbështetur kompaninë e Elon Musk, të cilën ai e quan “fëmija i Elonit”. Dera e Shtëpisë...

Lajme të tjera

Web TV