Alarmi për një luftë të re, zyrtari i lartë i SHBA-së zbarkon në Bosnje-Hercegovinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të arrijë më 7 nëntor në Sarajevë, në kohën e rritjes së shqetësimeve se Republika Sërpska mund të shkëputet nga ky vend.

Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën.

Organizimi i tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990.

Escobar ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 5 nëntor se njerëzit në Bosnje e dinë që komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar për t’u siguruar që “të zbatohen përkushtimet për paqe dhe siguri të njerëzve në rajon”, duke shtuar se “ne jemi të përkushtuar se nuk do të ketë luftë”.

Millorad Dodik, anëtar i Presidencës së Bosnjës, ka kërcënuar së fundmi me largim të Republikës Sërpska nga institucionet kombëtare, siç është autoriteti i taksave, agjencia për ilaçe dhe nga ushtria.

Escobar ka thënë se secili motiv që dëmton Marrëveshjen e Dejtonit është “shumë destabilizues në rajon”.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë edhe më parë se nuk ka “rrugë kushtetuese” për Republikën Sërpska që të tërhiqet njëanshëm nga institucionet shtetërore.

Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, ka paralajmëruar ditë më parë se ky vend është në rrezik të menjëhershëm për t’u shpërbërë.

Në një raport për Kombet e Bashkuara, të parë nga gazeta britanike Guardian, Schmidt ka thënë se nëse “separatistët serbë zbatojnë kërcënimet e tyre për rikrijimin e ushtrisë së tyre, duke i ndarë forcat e armatosura kombëtare në dysh”, atëherë në Bosnje do të duhet të dërgohen më shumë paqeruajtës ndërkombëtarë, për ta ndaluar rrëshqitjen e vendit drejt një lufte të re.

Lexo edhe :  Incident gjatë fluturimit Hamburg-Prishtinë, avioni bën ulje të detyruar në Beograd

Detyrat paqeruajtëse ndërkombëtare në Bosnje aktualisht i ka një forcë e Bashkimit Evropian, e njohur si Eufor, që i ka rreth 700 trupa.

NATO-ja ka një seli formale në Sarajevë. Përfaqësuesit e Republikës Sërpska janë duke e bojkotuar punën e institucioneve qendrore të Bosnjës që nga fundi i korrikut, kur paraardhësi i Schmidtit, Valentin Inzko, ka vendosur një ligj që ndalon mohimin e gjenocidit dhe krimeve të tjera të luftës në Bosnje.

Republika Sërpska ka refuzuar ta ndalojë me ligj mohimin e gjenocidit. Përveç Bosnjës, Escobar do të vizitojë edhe Malin e Zi.

Të fundit

Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare gazetari i njohur

Gazetari i njohur durrsak, Thanas Mustaqi ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare. Lajmi i hidhur është bërë me dije Unioni...

Rënia e inteligjencës/ A po harrojnë të rriturit si të lexojnë?

A jeni më i zgjuar se një dhjetëvjeçar? Të dhënat e reja tregojnë se një pjesë tronditëse e të rriturve në shtetet e pasura...

Tre profesionet më të kërkuara në BE për vitin 2025

Profesioni më i kërkuar në BE në vitin 2025 do të jetë eksperti i inteligjencës artificiale, sipas parashikimeve të fundit nga ekspertët kryesorë të tregut...

2025 është një… budalla! (Por paraqet edhe shumë kuriozitete numerike)

Nëse keni dëgjuar se 2025 është një shesh i përsosur, urime : jeni të informuar, TikTokers dhe entuziastët e matematikës nga e gjithë bota na mundojnë me javë të...

Redukton oreksin dhe nxit humbjen e peshës, ja pija që duhet të konsumoni në mëngjes

Kjo pije ju ndihmon të hiqni më lehtë dhjamin e barkut dhe përvoja e përdoruesit thotë se është më efektive se çdo recetë tjetër...

Lajme të tjera

Web TV