Basha: Koha e Berishës ka mbaruar, nuk e kthen dot PD në bunker

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar para selisë blu se koha e ish-kryeministrit Sali Berishës ka mbaruar.

“Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të forumeve për arsye personale. Asgjë nuk e kthen Partinë Demokratike në bunker për interesat personale të Sali Berishës. PD ka lindur si një inspiratë e popullit shqiptar për liri e demokraci”, tha Basha.