Partizani merr fitoren e parë në kampionat duke mposhtur Kastriotin, Teuta ‘dorëzohet’ para Laçit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më në fund, pas tetë javësh, Partizani merr fitoren e parë në kampionat. Pas thyen tersin në Kupë, të kuqtë e Ilir Dajës triumfojnë dhe në kampionat. Tingëllon e vështirë për tu besuar, por ky është një fakt, tetë javë pritje për të shijuar një trepikësh. Kryeqytetasit mposhtën në transfertë Kastriotin me rezultatin e pastër 0-2.

Të kuqtë shënuan nga një gol për çdo pjesë, në minutën e 37, Emiljano Musta me një ekzekutim fantastik nga goditja e dënimit kaloi demat në avantazh ndërsa në minutën e 90-të ishte Rrapaj që dyfishoi shifrat.

Falë këtij suksesi, Partizani ngjitet në vendin e 7-të në kuotën e 8-të pikëve.

Një fitore të pastër 2-0 arriti dhe Laçi përballë Teutës.

Bardhezinnjtë e Mirel Josës arrijnë fitoren e tretë radhazi duke pësuar një rritje të menjëhershme në tabelën e klasifikimit, tashmë renditen në vendin e katërt në kuotën e 11 pikëve, një më pak se Teuta.

 

Të fundit

Kur natyra godet: Mbi 198 milionë dollarë humbje çdo vit, 5 mijë shqiptarë të prekur

Mbi 198 milionë dollarë në vit, 16.5 milionë në muaj apo rreth 550 mijë dollarë në ditë. Kaq para...

Avokati zbulon shifrat, ja sa para iu zhvatën shqiptarëve nga “skemat piramidale” online

Ish-prokurori Besnik Muçi zbuloi në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se qytetarët shqiptarë kanë depozituar në platformën TXEX dhe të...

Pasuria e Trump rritet me miliarda nga kriptomonedha e re

Pasuria e familjes Trump është rritur me rreth 5 miliardë dollarë në letër, pasi kompania e tyre e re financiare, World Liberty Financial, hodhi në treg...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Territori shqiptar në orët e para të mëngjesit dhe mesditës së kësaj të mërkure parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku herë...

Mjeshtri që filmoi shpirtin shqiptar

Nga Lutfi Dervishi Dhimitër Anagnosti u largua, por kinemaja e tij jeton. Filmat e tij nuk pranojnë të plaken, sepse nuk ishin thjesht kinema, por...

Lajme të tjera

Web TV