Rama paralajmëron kryebashkiakët: Ndjekje penale nëse krijoni vendgrumbullime të paligjshme të mbeturinave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Vlora, të cilën Edi Rama pak kohë më parë e cilësoi kampione për keqmenaxhimin e fondeve, nisi sot plani kombëtar për pastrimin e të gjithë territorit.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama pati një paralajmërim të fortë për të kryebashkiakët e vendit, të cilëve u kërkoi që të sigurojnë burimet e nevojshme financiare, për pastrimin e territorit.

Kryeministri kërkoi që bashkitë t’i dërgojnë mbetjet në pikat e ligjshme të grumbullimit të tyre, ndryshe do të ketë sanksione ndaj tyre.

“Anjë bashki nuk do të lejohet të bëjë asgjë tjetër, nëse nuk garanton të gjitha burimet financiare të nevojshme për pastrimin dhe nëse nuk garanton që ato burime financiare të përkthehen në rezultate konkrete. Nëse kryebashkiaku nuk parashikon në projektbuxhet fondet e nevojshme për pastrimin, do u bëjmë thirrje këshilltarëve ta rrëzojnë buxhetin. Asnjë bashki nuk do të lejohet të krijojë pika të paligjshme për grumbullimin e mbetjeve. Ligji parashikon sanksione. Ministria e Turizmit ka nxjerrë se sa i kushton pastrimi çdo bashkie dhe në bazë të kësaj do të parashikohet edhe buxheti pasardhës i bashkive. Çdo bashki sot ka në dispozicion një pikë fundore për grumbullimin e mbetjeve dhe është e patolerueshme që plehrat të grumbullohen në mes të rrugës.”, tha Rama.

Kryeministri u përkul dhe mori një shishe plastike në tokë, ndërsa shtoi se ajo do 1 mijë vjet të shpërbëhet. Rama tha se të jesh patriot nuk do të thotë që të marrësh pushkën dhe të luftosh për atdheun nga FB-ja, por të ruash dhe mbash pastër vendin.

“Ky nuk është aksion, por plan sistematik për pastrimin e të gjitha pikave të nxehta. Pastaj do garantojmë që të mos rikrijohen. Këto plehra janë një ndotje e vazhdueshme e të gjithëve ne së bashku. Sikur të gjithë të mos I hidhnim shishet plastike dhe plehrat kur vijmë për pushime, atëherë nuk do të turpërohemi të gjithë. Këtë vend e kanë zili të gjithë, por mbeturinat lënë përshtypje të keqe tek ata që e vizitojnë. Të jesh patriot do të thotë të mbash pastër vendin tënd, atdheun tënd. Të mos i gërvishtësh fytyrën atdheut tënd”, tha Rama.

Të fundit

SPAK shtyn afatin për zgjedhjen e kreut të BKH, shkak dokumentacioni i parregullt

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të shtyjë deri të martën, 24 qershor 2025,...

E rëndë në Elbasan, gjendet i pajetë një trup në ujërat e lumit Shkumbin

Një trup i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit Shkumbin nga një peshkatar i zonës. Policia ka rrethuar zonën dhe për nxjerrjen e...

Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Tregjet ndërkombëtare të naftës nisën javën me luhatje të forta, mes pasigurive të shkaktuara nga tensionet në rritje mes Iranit dhe vendeve perëndimore. Ditën e...

Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Janë raportuar shtatë vatra, dy prej tyre ende aktive

Temperaturat e larta kanë sjellë aktivizim të vatrave të zjarreve në vendin tonë. Sipas një informacioni që jep ministri e Mbrojtjes, nga të dhënat...

“Do mbështesim popullin iranian”/ Putin pret delegacionin nga Teherani, dënon SHBA

Presidenti rus Vladimir Putin u takua me ministrin e Jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi, në Moskë të hënën, ndërsa forcat izraelite vazhduan të godasin...

Lajme të tjera

Web TV