“Serbia po rrezikon stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, shtatë kongresmenë në SHBA letër Joe Biden

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtatë Kongresmenë në SHBA i kanë dërguar letër Presidentit Joe Biden, ku i bëjnë thirrje të ndërhyjë për situatën politike dhe korrupsionin e lartë në Serbi. Sakaq, sipas tyre, kjo mund të ketë ndikim në Ballkanin Perëndimor dhe gjithë Europën, ndaj kërkojnë që të veprohet me ligjin për shpalljen ‘non grata’ të personave që rrezikojnë stabilitetin e rajonit.

“Raportet tregojnë se Vuçiç e ka thelluar korrupsionin në Serbi, duke përdorur krizën e COVID-19 si justifikim për shpenzimet e qeverisë” – thuhet në letrën e dërguar Presidentit të SHBA më 4 tetor.

Kongresmenët nënvizojnë se mediat pranë qeverisë kanë marrëdhënie të ndërsjellë duke i shërbyer pushtetit dhe përfituar financiarisht nga ana tjetër.

“Ne besojmë që SHBA duhet të ndërmarrë veprime për të mbrapsur korrupsionin dhe sulmet ndaj lirisë së medias në Serbi” – thuhet nga kongresmenët.

Në letër përmendet fakti se televizioni i madh privat në Serbi, Pink TV gjatë viteve 2014-2016 ka marrë të paktën 7 milionë euro hua nga qeveria dhe ky televizion e ka favorizuar dukshëm Vuçiç gjatë fushatës zgjedhore.

Kjo situatë, thonë kongresmenët, dëmton normat e demokracisë, u mbyll gojën kritikëve dhe fuqizon personat e korruptuar.

Për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që Serbia pritet të mbajë në pranverë, ligjvënësit amerikanë i kërkojnë Biden që të sigurohet që procesi të jetë i lirë dhe i ndershëm përfshirë fushatën dhe procesin e votimit.

“Për të pasur një të ardhme më optimiste, ne besojmë se veprime të mëtejshme diplomatike nga SHBA dhe aleatët europian, është vendimtare për të garantuar se Serbia mund të jetë efektive në zbatimin e reformave demokratike. Kjo do të sjellë përmirësim të marrëdhënieve mes shteteve në Ballkanin Perëndimor përfshirë Kosovën” – shprehen kongresmenët.

Të fundit

Berisha shkoi në Kosovë sepse ka bërë planin e arratisjes nga Shqipëria”

Avokati Idajet Beqiri, komentoi dosjen “Partizani”, teksa nuk i kurseu kritikat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas avokatit Beqiri, pritet që...

Talenti i madh portugez zgjedh paratë e Arabisë Saudite

Rodrigo Mora është një nga lojtarët e rinj shumë premtues, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha. Në sezonin e kaluar,...

Shpella antike e Odisesë mbulohet me beton, monumentit i del pronari

Një qytetar i Himarës ka postuar një video nga Shpella e Spilesë. Një Monument Kulture i Shpallur i tillë që në vitin 1963. Ka disa...

Lutfi Dervishi: Vdekja si zile zgjimi

Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt. Ai është dënimi i parë...

PZAP urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Lista...

Lajme të tjera

Web TV