Reperi Ghali sulmoi Matteo Salvinin gjatë derbit Milan-Inter. Të dy ishin të pranishëm në stadiumin San Siro të dielën më 7 nëntor.
Të dy, tifozë të Milanit, ishin ulur më pak se dhjetë metra larg njëri-tjetrit. Duket se gjithçka ka ndodhur në barazimin e kuqezinjve, që fillimisht u mendua nga Tomori por që në fakt ishte autogol i De Vrij.
Në videon e shpërndarë, ne shohim Ghalin shumë të nevrikosur teksa bërtiti duke iu kthyer Salvinit: Për çfarë gëzohesh? Shënoi një zezak. Një zezak si unë, si shumë prej atyre që ti vret në det! Turp të kesh!
Ish-ministri i Brendshëm i Italisë duket se përgjigjet me ironi duke ngritur krahët me grushte të shtrënguar për të festuar.
View this post on Instagram