Berisha prezanton Floriana Garon dhe deklaron: PD do të fitojë, unë do të bëhem kryeministër

Sali Berisha është i bindur se do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë. Deklaratën e fortë, ish-kryeministri e bëri gjatë një  konferencë për mediat, ku do njoftojë dorëzimin e 4200 firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Edhe pse nuk dihet nëse do zgjidhet në krye të PD-së, Berisha deklaroi para simpatizantëve të tij, se dokumenti për dorëzimin e firmave është mëi rëndësishmi në pluralizimin shqiptar.

Krah ish-kryeministrit ishte dhe Floriana Garo, për të cilën Berisha pati edhe disa komplimente, e cila do jetë drejtoreshë e Komunikimit të “Foltores”.

“Dua të sjell para jush dokumentin më të rëndësishëm në historinë e pluralizmit shqiptar pas rrëzimit të komunizmit. Kam kënaqësinë të paraqes para jush drejtoreshën e komunikimit të kësaj nisme historike, që ka për synim rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri. Fitoren e PD-së dhe rikthimin e Sali Berishës si kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë. Të gjitha këto me vullnetin e shqiptarëve. Kam kënaqësinë t’iu prezantoj Floriana Garon. Një studente e shkëlqyer dhe konkurrente e suksesshme në garat e bukurisë. Floriana në jetën e saj ka të rregjistruara një sëri sukssesshëm”, tha Sali Berisha.

Në tryezën e tavolinës, Berisha mban edhe 4,200 firmat e mbledhura për të thirrur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, të cilat pritet të dërgohen në selinë e PD

Të pranishëm në sallë në mbështetje të kryeministrit janë Flamur Noka, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Arben Ristani, Oerd Bylykbashi, Aldo Bumçi, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja.