Conte ‘revolucion’ te Tottenham/ Ndalon majonezën, ketchup-in dhe paninet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të ushqyerit është një aspekt në të cilin Antonio Conte është ndalur gjatë në javën e tij të parë të punës në pankinën e Tottenhamit. Tekniku italian ka vendosur që futbollistët të hanë bashkë drekën dhe në të njëjtën kohë u ka hequr atyre nga menyja ushqimet e rënda si “ketchup”, majonezë e panine.

Gjithashtu është reduktuar edhe sasia e lëngjeve, vajit e gjalpit, teksa italiani u ka kërkuar futbollistëve të tij që të konsumojnë sa më shumë fruta, si një burim më i mirë energjie dhe gjithashtu ushqyerje e shëndetshme.

Tekniku italian nuk ka humbur kohë për të implementuar filozofinë e tij të punës e të lojës dhe ka nisur gjithçka nga ushqimi, teksa disave prej lojtarëve ua ka thënë në sy që i sheh mbipeshë dhe duhet të humbin kilogramë.

Filozofia e Contes parasheh një skuadër të impenjuar maksimalisht në lojë dhe për këtë duhet që skuadra të ketë përgatitjen e duhur, ndaj trajneri italian ka nisur një cikël stërvitjesh me dy seanca dhe në të njëjtën kohë po punon shumë edhe me video-analizat, për të implementuar sa më shpejt idetë e tij te skuadra.

Antonio Conte debutoi në stolin e Tottenham në Conference League ndaj Vitesses dhe më pas u përball edhe me Evertonin në kampionat, ku nuk shkoi përtej barazimit 0-0.

Të fundit

Fyerjet ndaj shqiptarëve në Kumanovë, Spiropali: Shkupi të reagojë!

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve të egra antishqiptar që u hodhën në...

Sot, dita e fundit për të përzgjedhur 10 programet e studimit

Të gjithë maturantët, të cilët duan të vijojnë studimet e larta në universitete, sot, 3 gushti është afati i fundit që të aplikojnë për...

Spanjë, rrëzohet avioni privat, policia nis kërkimim për dy persona

Autoritetet spanjolle po vazhdojnë prej morësh kërkimet për dy pasagjerët e një avioni të lehtë me dy vende, i cili u rrëzua në det...

Politikani dënohet me burgim të përjetshëm pasi përdhunoi punëtoren e tij

Një gjykatë në shtetin Karnataka të Indisë ka dënuar me burgim të përjetshëm politikanin 34-vjeçar Prajwal Revanna, i cili u shpall fajtor për përdhunimin...

U kapën me kanabis në makinë, pranga tre të rinjve në Kukës

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në Kukës, pasi gjatë kontrollit të policisë u është gjetur lëndë...

Lajme të tjera

Web TV