“Keni bërë progresin e duhur për negociatat”/ Rutte: Holanda është investuesi më i madh në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, kryeministri i Holandës Mark Rutte deklaroi se Shqipëria ka bërë progresin e duhur për negociatat.

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se është me rëndësi që të zgjidhet çështja e Bullgarisë për ti dhënë mundësi realizimit të Konferencës Ndërqeveritare.

“Për të nisur Konferencën e Parë Ndërqeveritare është thelbësore të zgjidhet çështja e Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut. Shpresoj të arrihet kjo gjë. Ju keni bërë shumë. Tashmë për të qenë të drejtë është bërë progresi i duhur. Tani duhet të përfshihemi në proces. Kemi folur se çfarë duhet bërë në raport me Universitetet, eksportet, bujqësinë. Jam shumë i lumtur që të dyja vendet tona po zhvillojnë lidhje dypalëshe. Ne bashkëpunojmë ekonomikisht. Holanda është investuesi më i madh në Shqipëri. Nuk punojmë vetëm ekonomikisht, por edhe në raport me arkitektët. Le të vazhdojmë të punojmë shumë, të takohemi, të shpresojmë që të kemi sukses pas zgjedhjeve të së dielës në Bullgari që së paku të nisin të dyja konferencat ndërqeveritare”, tha ai.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV