“Konfliktet po ndizen”/ Rama: BE të shtojë prezencën në rajon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rama tha se me situata që po ndodhin në Ballkanin Perëndimor, prezenca e BE duhet të jetë më e madhe në rajon dhe se Ballkani i Hapur është një nisëm që ndihmon në bashkëpunimin e vendeve të rajonit dhe të krijojë stabilitet.

“Vizita ka një tjetër qëllim që shkon përtej çështjeve që u diskutuan dhe me vazhdimin e rrugëtimit të tij në Shkup, kjo rëndësi del në pah si prezencë dhe vëmendje e Holandës, ndaj këtij rajoni. Ne e shikojmë Holandën si një ndër vendet për t’u marrë shembull, ku nevoja për të shkuar përpara është shtysë e përditshme, por nga ana tjetër kjo fuqi e Holandës është shumë e rëndësishme për Ballkanin dhe për këtë arsye vizita e kryeministrit ka këtë rëndësi. Kjo është vizitë në Rajon. Ne kemi folur edhe për Ballkanin e Hapur, sa e nevojshme është që nismat që nisin nga nevoja për të shtuar bashkëpunimin brenda Rajonit të kenë sukses. Unë nuk do gjeja arsye për ta fajësuar BE për sa ndodh sot sepse procesi i integrimit është i komplikuar pasi BE ka hyrë në një fazë që ka shumë kompleksitet dhe nuk është i lidhur me ndonjë hezitim për ta konsideruar Ballkanin pjesë të hartës së BE në një moment të caktuar. Ajo që shohim në rajon këto ditë që nuk janë shenja të mira as në Bosnjë apo në Malin e Zi as mes Serbisë dhe Kosovës, janë një arsye për të shtuar më shumë forcat dhe për të rritur bashkëpunimin. Ballkani i Hapur nuk është një çelës magjik, por është një instrument që i shërben këtij qëllimi”, tha Rama.

 

Të fundit

Igli Tare do një shqiptar te Milani: Lojtari ka pranuar të vijë

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare foli për mediet në prezantimin e trajnerit Max Allegri. Tare tha se Ardon...

Rusi/ Vetëvritet ministri i Transportit Roman Starovoit pas shkarkimit nga Putin

Roman Starovoit, 52 vjeç, Ministri rus i Transportit, i cili u shkarkua sot nga Presidenti Vladimir Putin, kreu vetëvrasje, sipas faqes së internetit të...

Krim në zemër të Thethit/ Rama nxjerr videon, si u hodh në kosh denoncimi i policisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj një vendimi të Prokurores Elsa Gjeli, e cila ka vendosur të mos nisë procedim penal për një...

I riu akuzon të dashurën se e rrahu në makinë

Dhuna në familje vijon të përshkallëzohet në mënyrë shqetësuese në kryeqytet. “Vetëm gjatë fundjavës, në komisariatet e policisë së Tiranës janë denoncuar 25 raste dhune...

Sa shpenzon një turist për 24 orë në Shqipëri

Një europian shpenzon mesatarisht rreth 91 euro kur udhëton në një shtet tjetër të Europës, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe që...

Lajme të tjera

Web TV