“Perdja e hekurt”, rrëzimi i murit që ndau Gjermaninë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jeta në dy anët e kufirit, ndërtimi dhe shembja e barrierës që ndau gjermanët për 28 vjet

 

Mё 9 Nёntor 1989 mori fund Lufta e Ftohtё globale mes diktaturave dhe demokracive. Liria e rifituar çoi nё afrimin mes Lindjes dhe Perёndimit – por ende nuk janё arritur nivele tё njёjta jetese.

 

Ishte fundjavë dhe shumica e berlinezëve po flinin, ndërkohë që qeveria e Gjermanisë Lindore nisi të mbyllte kufirin. Në mëngjesin e së dielës së 13 gushtit 1961, banorët e Berlinit u zgjuan në një qytet të ndarë. Sot janë mbushur plot 48 vjet që nga ngritja e një “perdeje të hekurt” konkrete që ndau një qytet dhe një shtet të vetëm në dy pjesë. Më shumë se katër shekuj nga ngritja e murit që autoritetet e Gjermanisë Lindore e quanin muri mbrojtës i antifashizmit. Në këtë mënyrë, Berlini realisht arriti të mishëronte “luftën e ftohtë” në Evropë. Kjo nisi me bllokadën e vitit 1948 dhe kur 40 vjet më vonë gjithçka mori fund. Dy data njëra dramatike dhe tjetra lumturuese, shënojnë kulminacionin; 13 gusht 1961 kur muri u ngrit dhe 9 nëntor 1989 kur ai u rrëzua.

 

Ndërtimi i murit

Impulsi për krijimin e Murit të Berlinit erdhi nga lideri i Gjermanisë Lindore, Walter Ulbricht, i cili kërkoi aprovimin e liderit sovjetik, Nikita Hrushov, për ndërtimin e tij. Si rrjedhojë trupat në Gjermaninë Lindore mbyllën kufirin midis Berlinit Lindor dhe Perëndimor, duke prerë kështu rrugën e arratisjes për mijëra refugjatë nga Lindja. Gardhi me tela me gjemba i lartë pothuajse dy metra ishte vendosur gjatë natës, dhe berlinezët u zgjuan mëngjesin e 13 gushtit në një qytet të ndarë. Shërbimet hekurudhore midis dy sektorëve të qytetit u ndërprenë dhe të gjitha rrugët rreth kufirit ishin të mbyllura. Muri ndau mes për mes 192 rrugë, 32 linja hekurudhore, 4 linja nëntokësore dhe disa liqene dhe lumenj. Mijëra demonstrues të irrituar u mblodhën menjëherë në pjesën e Berlinit Lindor. Në një pikë kalimi protestuesit u përpoqën që të hiqnin telat me gjemba, por u tërhoqën të kërcënuar nga ushtarët. Brenda shumë pak ditësh qyteti i Berlinit dhe Gjermania u nda përfundimisht në dy pjesë nga blloqe të larta gurësh. Përvjetori i parë i ngritjes së murit u shënua me demonstrata të dhunshme, të cilat zgjatën disa ditë në pjesën perëndimore, me turma të irrituara që sulmonin automjetet sovjetike. Teksa koha kalonte, muri gradualisht bëhej më shumë i pakalueshëm. Në tërësi ai u rikonstruktua katër herë. Në vitin 1964 ai u forcua gradualisht, u dyfishua dhe u transformua në një “kufi modern”, i cili mori pamjen e tij përfundimtare rreth viteve 1979-1980. Por gjithçka u izolua plotësisht kur u detyrua ndryshimi i parave për vizituesit nga Gjermania Perëndimore, si dhe u vendosën pasaporta dhe viza për të kaluar pikat kufitare përgjatë Murit të Berlinit.

 

Nën hijen e tij

Njerëzit që jetonin në Berlin, veçanërisht në pjesën perëndimore më në fund e dorëzuan veten aq sa e shihnin murin, tashmë si pjesë e peizazhit të qytetit të tyre. Efekti i tij kryesor ishte se arriti të thellonte ndarjen dhe çdo pjesë e qytetit ecte në rrugë të ndryshme. I lënë mënjanë nga pjesa e tij natyrale, Berlini Perëndimor humbi mbi 340 mijë banorë gjatë periudhës 1961-1983 dhe një pjesë arritën të mbijetonin vetëm me ndihmë federale. Ndërsa Berlini Lindor duke u integruar plotësisht në Gjermaninë Lindore prapa murit mundi të përjetonte kohë paqeje si një qytet kryesor. Gjatë ekzistencës së murit ndodhën rreth 5000 arratisje të suksesshme drejt Berlinit Perëndimor. Ndërsa 200 persona u vranë në përpjekje për t’u arratisur dhe 200 të tjerë u plagosën.

Lexo edhe :  Të heqësh dorë nga kafeja, zbuloni çfarë i ndodh trupit

 

Rënia

Muri i Berlinit ra si rezultat i përbashkët i presionit ndërkombëtar dhe atij vendas. Evolucioni i Bashkimit Sovjetik luajti një rol vendimtar në këtë proces. Në vizitën e parë zyrtare në Gjermaninë Perëndimore, në maj të viti 1989, Mikael Gorbaçov deklaroi se doktrina Brezhnev, tashmë ishte braktisur dhe se Moska nuk ishte më e gatshme të përdorte forcën për të parandaluar transformimet demokratike të shteteve të saj satelite. Menjëherë, Hungaria vendosi të rrëzonte “perden e hekurt” dhe hapi kufijtë me Austrinë. Këto masa i çuan gjermanët të derdheshin drejt Gjermanisë Perëndimore dhe brenda gjashtë muajsh mbi 220 mijë gjermano-lindorë kishin kaluar në Perëndim. Në ndjekje të situatave të shkaktuara në tetor të ‘89 qeveria e Gjermanisë Lindore dha dorëheqjen.

 

9 Nёntor 1989

Mё 9 Nёntor 1989 mё nё fund arriti pika kulmore: Günter Schabowski, kryetari i Partisё sё Bashkuar Socialiste (SED) nё Berlinin Lindor shpalli ligjin e ri pёr udhёtimet jashtё shtetit. Ai shkaktoi me ose pa dashje me kёtё deklarim rёnien e Murit tё Berlinit.

Kjo shkaktoi vërshimin e mijëra berlinezëve lindorë drejt pikave të kalimit të murit. Ata u pritën nga ana tjetër e qytetit me gëzime dhe manifestime, duke shënuar kështu një ribashkim pas 28 vjetësh. Për këtë arsye kjo datë është shënuar si rënia simbolike e Murit të Berlinit. Ndërsa shkatërrimet zyrtare të murit filluan më 13 qershor 1990 në Bernauer Strasse. Sot muri është pothuajse i padallueshëm me përjashtim të disa gjurmëve tek-tuk, të cilat janë mbajtur si memoriale. I rrëzuar, shkatërruar, dhuruar muzeumeve dhe universiteteve rreth botës, si dhe shitur si suvenir, muri pothuajse u zhduk nga peizazhi i qytetit. Por ashtu sikurse ka pranuar edhe shkrimtari gjerman, Peter Schneider: “Të shkatërrosh murin nga koka e njerëzve do të duhet më shumë kohë sesa do t’i duhet një firme shkatërrimi për të bërë të njëjtën punë”

 

Përgatiti për botim: Leonard Veizi

 

 Të dhëna

Muri që shkaktoi qindra viktima

-Brenda pak ditëve trupat filluan të zëvendësonin telat me gjemba me blloqe konkrete dhe muri i bë një strukturë e përhershme

-Seksioni konkret arrinte deri në 3,6 metra i lartë dhe 106 kilometra i gjatë. Më tutje qëndronte një rrethim gardhi prej 66 kilometrash, si dhe 300 kulla vëzhguese

-Rreth 200 persona vdiqën, ndërkohë që përpiqeshin të kalonin murin dhe 200 të tjerë u plagosën

-Ndërkohë që “perdja e hekurt” mbi Evropën Lindore nisi të ngrihej, mijëra gjermano-lindorë gjetën një rrugë tjetër arratie nëpërmjet Hungarisë dhe Austrisë

-Në tetor të vitit 1989 qeveria komuniste e Gjermanisë Lindore dha dorëheqjen dhe më 9 nëntor një turmë e ngazëllyer hodhën poshtë pjesë-pjesë Murin e Berlinit

-Shkatërrimet zyrtare të murit filluan më 13 qershor 1990 në Bernauer Strasse.

-Sot muri është pothuajse i padallueshëm me përjashtim të disa gjurmëve tek-tuk, të cilat janë mbajtur si memoriale.

 

Të fundit

Këto simptoma tregojnë se trupi është i ndotur me toksina

Ne përballemi me një ngarkesë toksike në trup, e cila vjen përmes ushqimit, pijeve, lëkurës dhe ajrit që thithim,...

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje...

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri...

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me...

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të sigurimeve për dëmet materiale dhe...

Lajme të tjera

Web TV