“U talle me mundin e demokratëve”/ Bardhi sfidon Berishën: Nëse i ke firmat po pres t’i sjellësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi i bëri thirrje Sali Berishës që nëse i ka siguruar realisht firmat e 4200 delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së t’i depozitojë në protokollin e selisë blu dhe jo nga dera e pasme në zyrën e Edi Palokës. Numri dy i PD-së e cilësoi edhe njëherë veprimin e ish-kryeministrit, tallje dhe show, që duhet t’i japë fund.

“Për fat të keq dhe dua të shpreh keqardhjen time, tallja me anëtarët e PD-së vijon edhe sot. PD është institucion, respekti është primar, ne nuk veprojmë në ilegalitet, nuk kemi halle për zbatimin e ligjit dhe në funksionimin tonë kemi përgjegjësinë dhe detyrimin për të zbatuar rregullat e brendshme të PD-së, statutin. Dua të konfirmoj se në PD nuk ka ardhur asnjë kërkesë për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Ajo që shqiptarët dhe veçanërisht mbështetësit e PD-së kanë parë ka qenë një bllok i madh, tallje me mundin e demokratëve për halle dhe probleme personale sepse nuk u arrit që të siguroheshin ¼ e firmave të anëtarëve për nisjen e procedurës për thirrjen e Kuvendit. Nëse i kanë firmat ti depozitojnë në protokollin e PD-së, çdo institucion ka përgjegjësinë për të respektuar vullnetin e demokratëve.

Zyra nuk është e kryetarit të këshillit kombëtar, Edi Paloka e disponon si ish-nën/kryetar dhe nuk e ka dorëzuar akoma. Pozicioni i kryetarit të këshillit kombëtar është honorifik. Tani na thuhet të hyjmë te kasaforta e zotit Paloka për t’i parë janë apo nuk janë firmat. Madje sot na u tha vetë-verifikojini. Me kë tallen këta?”, tha ai.

Prej mbrëmjes së djeshme mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës ka nisur debati për procedurën e dorëzimit të firmave, të cilat ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se janë 4200 dhe ja dorëzoi kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka.

Lexo edhe :  PS me 19 deputetë në Tiranë! PD në “luftë” me Partinë Mundësia për 1 mandat

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri deklaroi sot se firmat e mbledhura nga “Foltorja” e Sali Berishës do të verifikohen në datë 11 dhjetor përmes një komisioni të ngritur nga vetë Kuvendi. Ai u shpreh se firmat janë dërguar në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka dhe kushdo që ka kuriozitet t’i shohë ato, mund ta bëjë, por verifikimin sipas tij mund ta bëjë vetëm Kuvendi.

Të fundit

Rrënia e mitit të Ana Bolenës, mbretëresha e Anglisë me origjinë nga “Bolena e Labërisë” 

15 Maj 1536 Nga Leonard Veizi Më 15 Maj të vitit 1536 mbretëresha e Anglisë, Ana Bolena, u gjykua në Londër...

Ishte në “betejë” në listë të hapur, sa vota mori Lulzim Basha në Tiranë?

Tashmë që janë numëruar më shumë se 2/3-at e votave preferenciale në qarkun e Tiranës është publikuar dhe numri i votave që ka marrë...

Rama nis ditën me falënderime: S’mjaftojnë për privilegjin e gjithë këtij besimi

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot nga fjalimi i fitores që mbajti pasditen e së mërkurë në Sheshin Skënderbej. Kreu i qeverisë publikoi imazhe krah...

Zbulohet marrëveshja mes Ramës dhe kryeministrit Starmer, firmoset nesër në Tiranë

Kryeministri Anglisë Sir Keir starmer mbërrin mbrëmjen e të mërkurës në Tiranë. Ai do të ketë një takim bilateral të Enjten me kryeministrin Edi Rama...

Tirana pret Samitin e Komunitetit Europian, ja rrugët që do të bllokohen sot dhe orari

BLLOKIM TË ZONËS SË SAMITITNga ora 06:00 – 18:00 të datës 16.05.2025, do të jetë i paaksesueshem nga këmbësorë dhe mjete, i gjithë...

Lajme të tjera

Web TV