Rama publikon videon nga kantieri në Fier: Transformim epokal për shërbimet e transportit shqiptar

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë pamjet nga kantieri më i ri i DPSHTRR të nisur në Fier që pritet të jetë gati në muajin nëntor.

Rama shprehet se kjo godinë do të shërbejë si kompleksi i Kontrollit Teknik dhe Fizik dhe do të ofrojë shërbim për 67,000 drejtues automjetesh.

“Në rrugën e transformimit epokal të sistemit fizik e digjital të Shërbimeve të Transportit Shqiptar, kantieri më i ri i DPSHTRR do të jetë këtë nëntor Kompleksi i Kontrollit Teknik e Fizik në Fier, i cili do të ofrojë shërbim për 67,000 drejtues automjetesh”, shkruan Rama.