Shqipëria e përgjumur, Anglia shënon 2 gola në 9 minuta (Video)

Vetëm 9 minuta lojë dhe Anglia ka shënuar golin e parë ndaj Shqipërisë. Një goditje dënimi e shkaktuar nga Gjasula ndaj Kane ka bërë që James të krosojë në shtyllën e dytë, aty ku Maguire nuk ka falur me kokë…

Një gabim i pafalshëm i mbrojtjes që nuk ruante shtyllën e dytë, më së shumti Uzuni, pasi Maguire dihet që është goditës për shtatlartësinë e tij.

Sakaq, largohet Bare i dëmtuar dhe në fushë hyn Qazim Laçi…

9 minuta pas golit te Maguire, nje tjeter Harry, kete here Kane, ka dyfishuar rezultatin (2-0 ne Wembley) Mbrojtja kuqezi totalisht e pafuqishme.