Integrimi në BE/ Rama për televizionin francez: Jemi gati, Bullgaria po pengon procesin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me median franceze “Francë 24”, ku ka folur për një sërë çështjesh, duke nisur nga integrimi në BE, lufta ndaj korrupsionit dhe vështirësia e gjetjes së vaksinave anti-COVID.

Kreu i qeverisë ka thënë se Shqipëria ka plotësuar të gjitha kushtet për çeljen e negociatave, por procesi po minohet nga veto e vendosur prej Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Po, jemi në një situatë absurde, për t’ju thënë të pavërtetën sepse Shqipëria i është një dëm kolateral i një situate konfliktuale mes Bullgarisë dhe Maqedonisë pasi ka marrë dritën jeshile jo vetëm nga komision, por edhe PE. Bullgaria ka kërkesa të karakterit historik ndaj Maqedonisë e prandaj mbetet e bllokuar. Që prej disa vitesh Franca kishte një qëndrim më pak entuziast që nuk lidhej me Shqipërinë apo me problemet tona, por ishte qëndrimi që lidhej me vizionin e presidentit francez që është një qëndrim i qartë dhe i shprehur për nevojën e thellimin e reformave në Evropë, që të ecej më shpejt me integrimin. As presidenti francez, as Franca e Gjermania nuk kanë forcë të lëvizin Bullgarinë nga veto e vendosur. Kjo e bën procesin më të ndërlikuar. Çfarë vale emigrimi? Problemi i valës së emigrimit nuk varet me avancimin e procesit të integrimit, por është i lidhur me të kundërtën. Nuk shoh rrezik shqiptar për Evropën, përkundrazi Evropa ka mundur të thithë miliona të tjera në dëm. Evropa Perëndimore ka nevojë për fuqinë punëtore që ofrojnë njerëzit nga Evropa Lindore dhe Ballkani”, tha Rama.

Duke folur për korrupsionin, ai tha se ende është prezent në Shqipëri, por duke e krahasuar sitautën me 8 vite më parë, rezultati i përmirësuar është i dukshëm.

Lexo edhe :  Media franceze: Shqipëria, destinacioni evropian më trendi i momentit

“Ju thatë shumë korrupsion, unë do të thoja se Shqipëria ka një problem me korrupsionin, por shembulli që thatë nuk është i vetmi. Në krahasim me Francën apo vendet e tjera ne jemi një vend që kemi ende probleme për të zgjidhur me korrupsionin, por në krahasim me 8 vite më parë kemi një spastrim shembullor të të korruptuarve në sistemin e drejtësisë”, nënvizoi Rama.

Ndërsa për vaksinat ai tha:

“Sepse të gjithë ne në Ballkanin Perëndimor nuk u përfshimë në shpërndarjen e parë të vaksinave në Evropë dhe ishte vërtetë e vështirë që të fillonim vaksinimin e të gjithë njerëzve”.

Të fundit

Viti 2024 shënoi ulje të pagesave për menaxherët e futbollistëve

Pas një rekordi të vitit 2023, fitimet e menaxherëve të futbollistëve në mbarë botën janë ulur. Shuma totale që...

Viti 2024, shënoi dëmet më të mëdha nga zjarret në pyje në Shqipëri dhe Kosovë

Ndryshimet klimatike i kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më të rrezikuara, sidomos nga rënia e zjarreve në pyje. Viti 2024 shënoi dëmet...

Dëmet nga fishekzjarrët në Prizren, banorët kërkojnë përgjegjësi nga komuna

Ky është momenti kur shpërthimi nga fishekzjarret dëmtoi shtëpinë e Arsim Gjinovcit. Përpos tmerrit, atij iu dëmtuan dritaret. Nga zjarri që shpërtheu dhe u...

“Kur këndoj në dasma emocionohem”, Shpat Kasapi: Është prekëse kur vajza del nga shtëpia

Sa hite e këngë të Shpat Kasapit ndezin atmosferën në dasmat e gëzimet tona familjare! Në një intervistë për “Vila 24”, moderuar nga Anila Çela,...

Surprizë! Eliona Pitarka ndan lajmin e bukur, në pritje të ëmbël për herë të tretë

Lajm i bukur nga Eliona Pitarka. Teksa realizon një kërcim me bashkëshortin, ai nxjerr një eko dhe Eliona tregon barkun. Ai është tashmë paksa i...

Lajme të tjera

Web TV