Të pavaksinuarit të mbyllen në shtëpi / Austria fut në karantinë 2 milionë qytetarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Austria vendos rreth 2 milionë njerëz të pavaksinuar në izolim duke filluar nga e hëna mes niveleve rekord të infeksionit dhe presionit në rritje nga ana e spitaleve.

“Nuk është një vendim i lehtë, por është i nevojshëm”, tha kancelari Alexander Schallenberg.

Njerëzit e pavaksinuar do të mund të largohen nga shtëpia vetëm për një numër të kufizuar arsyesh, si puna, ose blerja e ushqimit.

Rreth 65 për qind e popullsisë së Austrisë është plotësisht e vaksinuar, një nga normat më të ulëta në Europën Perëndimore.

Ndërkohë shkalla e infeksionit shtatëditor është më shumë se 800 raste për 100,000 njerëz, një nga më të lartat në Europë.

Në përgjithësi, Europa është bërë sërish rajoni më i prekur nga pandemia dhe disa vende po vendosin kufizime dhe paralajmërojnë për shtim të rasteve.

Të pavaksinuarve tashmë u ndalohej të vizitonin restorante, parukeri dhe kinema, por tani do t’u thuhet të qëndrojnë në shtëpi.

“Në realitet ne i kemi thënë një të tretës së popullsisë: nuk do të largoheni më nga apartamenti juaj pa arsye të forta”, tha zoti Schallenberg.

“Ky është një reduktim masiv i kontakteve midis të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve”, vijoi ai.

Qeveria thotë se policia do të kryejë kontrolle në vende dhe në hapësirat publike për të përcaktuar statusin e vaksinimit të qytetarëve.

Të fundit

Fundi i luftës, fillimi i paqes: Deklarata e Potsdam-it dhe ultimatumi ndaj Japonisë

Në një Evropë të shkatërruar nga lufta dhe në hijen e ende të pashuar të Hiroshimës që ende nuk...

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në tokë, ka shkaktuar reagime dhe...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Lajme të tjera

Web TV