Nëntor 1859/ Zhapat e Labovës, si i ngjallën Lojrat Olimpike në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 1859, në Athinë ringjallen Lojrat Olimpike moderne pas rreth 1500 vjetësh. Fillimisht ato u quajtën Lojrat Olimpike të Zhapës, pasi u sponsorizuan e financuan nga Vangjel Zhapa, filantropist i lindur në vitin 1800 në Labovën e sipërme, fshat afër Tepelenës, (sot në qarkun i Gjirokastrës).

Vangjeli e la fshatin e lindjes që  në moshën 13 vjeç dhe shkoi në Janinë. Aty gjen mbështetjen e labovitit tjetër Vangjel Meksi, kryemjek në oborrin e Ali Pashës (Vangjel Meksi (1770 – 1821) njihet si autor i një gramatike shqipe dhe përkthyesi i parë në shqip i Dhiatës së re.

Në moshën 20 vjeçare, Zhapa regjistrohet në forcat e Ali Pashë Tepelenës. Pastaj iu bashkua luftës greke për pavarësi nga perandoira osmane, duke luftuar përkrah suljotëve të Marko Boçarit. Pas revolucionit grek, aty nga viti 1831, Vangjel Zhapa largohet nga Greqia dhe vendoset në Rumani ku merret me spekullime në tregun e pasurive të patundshme.

Në vitin 1850, Zhapa njihet si një ndër afaristët më të pasur në Evropën lindore. Përveç ndihmave për ringjalljen e Lojrave Olimpike, Vangjel Zhapa dhuroi shuma të mëdha në drejtim të themelimit të shkollave, bibliotekave dhe institucioneve të tjera të ngjashme arsimore në të gjithë botën e pushtuar osmane, nga Stambolli deri në Labovë. Vangjel Zhapa vdiq në vitin 1865

 

Të fundit

Rrëfehet Brad Pitt pas divorcit nga Angelina Jolie: Kam bërë…

Brad Pitt ka reflektuar hapur mbi jetën e tij personale dhe gabimet që ka bërë, vetëm pak kohë pas...

Europa në panik? Holanda do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Qeveria holandeze ka dhënë dritën jeshile për një rritje të ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes, ndërsa NATO po i nxit anëtarët e saj ta...

Ukraina ka riatdhesuar 1200 trupa të vrarë në luftën me Rusinë

Ukraina ka bërë të ditur se ka riatdhesuar trupat e 1,200 ushtarëve të saj të rënë në luftën e shkaktuar nga pushtimi në shkallë...

Gjykatat shqiptare, 30 vjet pritje për pronën! Dy vëllezër vdiqën, i treti pret drejtësi

Emisioni “Stop” ndodhet në Luz të vogël të Kavajës, ku takoi zotin Vahid Lushën. Ai së bashku me 3 vëllezërit, fituan të drejtën e...

Putin: Rusia dënon veprimet e Izraelit: Duam të ndihmojmë në uljen e tensioneve

“Rusia dënon veprimet e Izraelit, të cilat përbëjnë shkelje të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare. Ne kemi mbështetur plotësisht...

Lajme të tjera

Web TV