Shqipëria ia del më në fund, topi përfundon në portën e Andorrës

Po zhvillohet ndeshja mes Shqipërisë dhe Andorrës në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Shqipëria ka kaluar në avantazh në minutën e 73-të me anë të mesfushorit Endri Çekiçi.

Pogradecari nuk gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit, që u fitua nga ana e Myrto Uzunit.