As Ronaldo dhe as Messi, ja kush janë golashënuesit më të mirë të momentit në Evropë

Pesë lojtarë në Evropë janë duke kaluar një formë të shkëlqyer këtë sezon.

Por, në mesin e tyre nuk janë emrat e mëdhenj të futbollit si Cristiano Ronaldo e Lionel Messi.

Në listën me më shumë gola të shënuar, kryeson sulmuesi polak i Bayern Munich, Robert Lewandowski, i cilia ka plot 13 gola të shënuar.

I dyti në këtë listë është sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema i cili ka 10 gola deri më tani me “Los Blancos”.

Sa Benzema ka edhe Immobile e Mohamed Salah, të cilët kanë nga 10 gola të shënuara, ndërsa i pesti është Erling Haaland i cili deri më tani ka pesë gola të shënuara.