I vetmi i mbijetuar, 17-vjeçari shqiptar tregon si e humbi familjen në aksidentin tragjik në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident tragjik u mori jetën 3 anëtarëve të një familje shqiptare në Greqi, 3 ditë më parë. I vetmi i mbijetuar i familjes ishte djali, ndërsa nëna, i ati dhe motra e tij, fatkeqësisht humbën jetën.

17-vjeçari, i cili doli i gjallë nga makina e aksidentuar ku ndodhej bashkë me prinderit dhe motrën ka folur për mediat greke, ndërsa ka zbuluar edhe detaje rreth aksidentit.

Ai ka deklaruar për emisionin “Të vërtetat me Zinën” se ata po ktheheshin nga Shqipëria dhe një moment dëgjoi nënën dhe motrën e tij të bërtisnin dhe pastaj një përplasje të fortë.

Nga aksidenti vdiqën dy prindërit dhe vajza e tyre, kurse 17-vjeçari u nxorr nga makina me disa dëmtime të lehta.

“Po vinim nga Shqipëria dhe fillimisht ndaluam në Meteora. Pastaj u futëm në një rrugë dhe babai po udhëtonte me 60-80 km/h. Unë po shihja nga dritarja e makinës dhe dëgjova një bori, dhe pastaj mamin dhe motrën të bërtisnin. Nuk pata kohë të kthej kokën pasi u përplasëm. Pas nesh vinte xhaxhi dhe ai më nxorri nga makina. Pash familjen time dhe mendova që ishin pa ndjenja dhe do të përmendeshin më vonë, por në spital me thanë që i kisha humbur ata”, mësohet se ka deklaruar ai.

Nga aksidenti, i riu ka thyer dorën dhe këmbën,por fatmirësisht gjendja e tij është e qendrueshme.

“Kam thyer dorën dhe këmbën dhe do të më duhen tre operacione që të rikthehem në gjendjen e mëparshme. Në momentin e përplasjes mendova se u goditëm nga një makinë, por kishte qenë kamion. Mbaj mend që makina jonë rrëshkiti pak para përplasjes”, ka deklaruar 17-vjeçari shqiptar.

Të fundit

“Po bëheni gati të mos njihni zgjedhjet”, Balla u përgjigjet akuzave të PD

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, ka reaguar ndaj asaj që e cilëson si “fushatë dezinformuese”...

“11 maji sjell ndryshimin e madh”, Bardh Spahia: T’u kthejmë dinjitetin edhe socialistëve

Kandidati i PD, Bardh Spahia zhvilloi një takim në lagjen nr.3 në Shkodër, ku ftoi qytetarët që të votojnë për ndryshimin. Sipas tij,...

Avioni i Vuçiç bën ulje emergjente, mund të mos mbërrijë në Moskë

Aeroplani i presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili u nis për në Moskë për të marrë pjesë në Paradën e Fitores, bëri një ulje...

Shqiptarët tremben nga bankat, kërkojnë borxh tek të afërmit

Familjet shqiptare parapëlqejnë të marrin lekë për nevojat e tyre tek të afërmit, më shumë se sa te bankat. Më këtë përfundim del një sondazh...

Ushtria e Kosovës po vjen për të ndihmuar në kërkime për Ardit Beshirin!

Prej pesë ditësh vijojnë kërkimet intensive për Ardit Beshirin, 29-vjeçarin që u zhduk nën një masiv dheu ndërsa punonte me eskavator në një fabrikë...

Lajme të tjera

Web TV