Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në provincën Mersin të Turqisë, ku ekipet e shpëtimit gjetën trupin e pajetë të një vajze vetëm tre vjeçe.
Ajo ishte shpallur e humbur shtatë ditë më parë, teksa familja njoftoi policinë se nuk kishte asnjë gjurmë të së bijës prej disa orësh.
Sipas mediave turke, kërkimet zgjaten disa ditë dhe vetëm mëngjesin e sotëm familja u njoftua për gjetjen e saj, por fatkeqësisht të pajetë.
Policia po heton shkaqet e ngjarjes dhe nëse është ushtruar dhunë ndaj fëmijës për të kuptuar edhe rrethanat, në të cilat ajo vdiq.