“Turpërojmë atdheun”/ Rama-nxënësve: Të fillojmë ndarjen e mbeturinave që nga shkolla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë prezantimit të buxhetit për rininë dhe fëmijët, kreu i qeverisë e vuri sërish theksin tek mbajtja pastër e mjedisit, një prioritet tashmë i mandatit të tretë qeverisës. Rama tha se duhet që ndarja e mbeturinave të fillojë nga shkollat dhe më pas ato të jenë gati për riciklim.

Rama u shpreh se hedhja e mbeturinave nga makina është shëmbëlltyrë e ndotjes dhe turpërimit të atdheut.

“E njëjta gjë për vullnetarizimin që të stimulohet dhe certifikohet. Ka pasur nxënës që propozonin që certifikata të jetë koeficient për vlerësimin për të hyrë në universitet. Kjo është mbase shumë vizionare për momentin por e rëndësishme është kjo certifikatë të vlejë për të kërkuar apo për të marrë një punë. Ju them që çdo iniciativë që do të jetë vullnetare për të kontribuar. Duam që së bashku me ju ta shtyjmë agjendën e Shqipërisë së gjelbër, të pastër. Çka po flasim i përket një niveli elementar, pastërtia në mjedisin ku jetojmë. Të fillojmë nga ndarja e mbeturinave që nga shkolla. Të paktën ato që prodhon shkolla, të ndahen dhe të bëhen gati për riciklim. Çështja e pastrimit fizik është e zgjidhur se këtu është një çudi e madhe me njerëzit që nxjerrin lloj lloj justifikimesh. S’ka kosha?

Dakord. Duhet të ketë kosha në autostradë që të mos hidhen nga makina? Autostradat me plehra të hedhura nga njerëzit janë shëmbëlltyra të faktit që marrim pjesë masivisht në ndotjen e dhe turpërimin e atdheut tonë. Shqiptarët kanë pasur periudha shumë të vështira, por kurrë nuk kam lexuar që shqiptarët të kenë karakteristikë pisllëkun. Niveli i jetesës nuk është arsye. Edhe varfëria nuk është arsye për të qenë pis. Vende të pista që të pasurohen nuk kam parë në histori. Kështu që është sfidë e madhe”, tha Rama.

Të fundit

BE hap sot rrugën për kapitullin e fundit të negociatave me vendin tonë

Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së pritet që sot, më 23 korrik, të hapin dritën jeshile për vijimin...

KQZ ‘vulos’ sot fituesit e qarkut të Tiranës/ Kush do ta marrë mandatin e ‘Nismës’

Pas më shumë se dy muajsh nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kreu i KQZ  Ilirjan Celibashi do të shpëndajë sot mandatet për subjektet politike dhe...

Revista amerikane: Shqipëria mes destinacioneve më të mira evropiane për t’u vizituar

Nëse planifikoni të shkoni në Evropë këtë verë, por ende nuk keni vendosur plotësisht për një itinerar, ka të ngjarë që të habiteni me...

Zhvlerësimi i Euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen në ditët e fundit rekorde të reja historike. Sipas kursi zyrtar të këmbimit të Bankës së...

Rama promovon bukuritë e Linit: Një nga perlat e historisë dhe turizmit kulturor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë pamje të veçantë me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook, duke publikuar një panoramë të bukur...

Lajme të tjera

Web TV