Beteja mes Partizanit dhe Federatës së Volejbollit: Nuk zbatojnë rregulloren dhe ofendojnë zyrtarët e FSHV

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Luftë” e ashpër mes Klubit Shumësportësh “Partizani” dhe Federatës Shqiptare të Volejbollit. Disiplina e Federatës ka vendosur të dënojë me 500 mijë lekë gjobë Partizanin si dhe të pezullojë me 5 ndeshje trajnerin e skuadrës së voljebollit për meshkuj, Ylli Tomorri. Përmes një postim në faqen zyrtare, Klubit Shumësportësh “Partizani” ka reaguar ashpër duke akuzuar FSHV, ndërsa kanë zbuluar edhe arsyet e dënimit.

Postimi i Klubit Shumësportësh “Partizani”:
Dikujt ne FShV(federata shqiptare e volejbollit)i dhembin syte kur shikon kte foto …ne 4-5 vitet e fundit dominim total ne Kampionatin Kombetar te volejbollit per Meshkuj ..dhe padyshim merita kryesore i takon trainerit Kampion Ylli Tomorri..

Dhe Komisioni i Disiplines i fshv e denon me 5 ndeshje per te mos drejtuar ekipin prof.Yllin…vendim absurd dhe i turpshem i komisionit te disiplines dhe i Etikes pa etike ,i varur nga presidenti i fshv z.Pellumbi dhe nga sekretari- supervizor z.Vokopola..

Eshte i qarte qellimi i ketij vendimi hakmarres

Ylli Tomorri sduhet te jete ne drejtim te skuadres..ai i shqeteson disa ne fshv duke fituar gjithmone..

YLLI TOMORRI eshte trainer me i sukseshem mbas viteve ’90 dhe padiskutim nje nga personalitetet e volejbollit shqiptar..

Ylli Tomorri di si fitohen TROFE..di si formohen lojtaret e rinj…

Ylli Tomorri duhet respektuar dhe vleresuar per kontributin e tij ne kte sport..

Vetem FSHV nuk di ta beje kte,biles me kto vendime hakmarese do ta denigroje figuren e tij..

Prof Ylli e ka pritur me shume sportivitet kte perpjekje qesharake per ta cmotivuar dhe ai thote”” do vazhdoj te kontribuoj gjithmone me perkushtim dhe do vazhdoj te fitoj trofe..asgje nuk me ndalon “

Klubi Partizani eshte dhe do te jete gjthmone ne mbeshtetje te tij..PARTIZANI eshte i pavdekshem…ata qe duan ta pengojne me gjoba dhe denime jane kalimtare..

Shenim..

Konflikti midis FSHV dhe KS Partizani ka lindur para takimit PARTIZANI – VLLAZNIA ne te cilin FShV i ka

grabitur klubit hapesirat per reklamat ku me pa te drejte ka shfrytezuar te gjithe hapesiren per reklamat e FShV e vertetuar me pamjet filmike gjithashtu dhe per dy ndeshjet e femrave Partizani- Tirana dhe Partizani – Vllaznia (te transmetuara live)

Dhe per kete vendim arbitrar te supervizorit- sekretar z.Vokopola kush do te marr vendim?

Lexo edhe :  Mangësia në VKM, Enkileda Carja shpërblehet vetëm për garën U-20

Dhe vendimi per protesten tone per kte grabitje eshte denimi i KSPartizani me 50.000 leke gjobe..

Turp..hakmarrje…mosmirnjohje.

Pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i Federatës Shqiptare të Volejbollit që ka bërë një deklaratë për shtyp në faqen zyrtare. FSHV i tërheq vëmendje Partizanit për këto deklarata, ndërsa i kanë bërë me dije edhe vendin e vendosjes së banerave përgjatë ndeshjeve, në një skemë të paracaktuar. Sipas tyre, “Partizani” e gjen të udhës të mos zbatojë rregullat e të dërgojë njerëz të paautorizuar, të cilët, në mënyrë të përhershme krijojnë incidente të panevojshme e, më pas, gjejnë mbështetjen e Klubit e të stafit të tij, duke kaluar në fyerje ndaj zyrtarëve të FSHV-së, të cilët janë aty për të mbështetur lojën e Volejbollit.– shkruhet në status.

Ndërkohë ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Volejbollit.

Postimi i FSHV:

Deklaratë për shtyp

Federata Shqiptare e Volejbollit i tërheq vëmendjen Klubit Shumësportësh “Partizani” për deklaratat emocionale e dashakeqe në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”, duke dezinformuar  opinionin dhe sportdashësit për Vendimin e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës pranë FSHV-së.

Sekretariati i Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV) i ka bërë të ditur herë pas here Klubit Shumësportësh “Partizani” vendin e vendosjes së banerave përgjatë ndeshjeve, në një skemë të paracaktuar.

Por, KSH “Partizani” e gjen të udhës të mos zbatojë rregullat e të dërgojë njerëz të paautorizuar, të  cilët, në mënyrë të përhershme krijojnë incidente të panevojshme e, më pas, gjejnë mbështetjen e Klubit e të stafit të tij, duke kaluar në fyerje ndaj zyrtarëve të FSHV-së, të cilët janë aty për të mbështetur lojën e Volejbollit.

Federata Shqiptare e Volejbollit nuk do të lejojë që këto ngjarje të shëmtuara të prishin imazhin e sportit tonë, ndaj është e vendosur të zbatojë me rigorozitet Statutin, Rregulloren e Brendshme, Kodin e Etikës për cilindo personazh që e shkel atë, pasi gjithkush është i barabartë mes të barabartëve në sportin e volejbollit.

Jemi aty për të mos u shantazhuar nga asnjë drejtues apo  deklarata të shtrembëruara, me qëllim, por vetëm, per të zbatuar rregullat e lojës, këto rregulla të cilat i kemi vendosur të gjithë bashkë.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Volejbollit

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV