Kaos në Europë, mijëra protestues kundërshtojnë masat anti-Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Protestat kundër masave anti-COVID kanë shpërthyer në Evropë, ku mbrëmjen e djeshme në Holandë protestuesit janë përplasur me forcat e policisë. Ata hodhën fishekzjarrë dhe dogjën biçikleta në Hagë. Zyrtarët kanë shpallur një urdhër emergjence në qytet, ndërsa të paktën 7 protestues janë arrestuar.

Ndërkohë, 3 të tjerë janë plagosur dhe po marrin ndihmë mjekësore ne spitale. Nga këto përplasje me turmën kanë mbetur të plagosur edhe 5 efektivë policie

Këto trazira vijnë pasi dy ditë më parë protestat në Roterdam u bën të dhunshme, ku protestuesit u përplasën me policët dhe këta të fundit hapën zjarr ndaj tyre. Holanda vendosi një bllokim të pjesshëm tre-javor të shtunën e kaluar pasi regjistroi një rritje rekord të rasteve me Covid. Baret dhe restorantet duhet të mbyllen në orën 20:00 dhe tifozët janë të ndaluar në stadiume.

Mijëra demonstrues dolën gjithashtu në rrugë në Austri, Kroaci dhe Itali për të kundndërshtuar masat anti-COVID të vendosura nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e virusit.

Në Vjenë protestuesit nuk janë dakord me masat e reja të ndërmarra nga qeveria se të pavaksinuarit duhet të izolohen në shtëpi, ndërsa nga dita e hënë do vendoset një bllokim kombëtar për 20 ditë, ku të gjitha dyqanet do mbyllen përveç atyre esencialeve, ndërsa punonjësit do punojnë nga shtëpia kur është e mundur. Fakti që nga 1 shkurti 2022 Austria do të kërkojë me ligj vaksinimin e të gjithë popullatës, duke u bërë vendi i parë në Europë që e merr një masë të tillë, ka shkaktuar shumë zemërim tek qytetarët.

Në Kroaci , mijëra njerëz marshuan në kryeqytetin Zagreb për të treguar kundërshtuar vaksinimin e detyrueshëm për punonjësit e sektorit publik, ndërsa në Itali , disa mijëra protestues u mblodhën në terrenin antik të garave me karroca ‘Circus Maximus’ për të kundërshtuar certifikatat “Green Pass” që kërkohen në vendet e punës dhe në transportin publik. Trazira ka pasur edhe në Francë, ku protestuesit plaçkitën dhjetëra dyqane kundër certifikatës COVID.

Lexo edhe :  Java e punës 4-ditore: Përfitimet që askush nuk i priste

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur shqetësim për rritjen e rasteve COVID, ku drejtori i saj rajonal Hans Kluge tha për BBC-në se nëse masat nuk forcohen në të gjithë Evropën, gjysmë milionë vdekjesh të tjera mund të regjistrohen deri në pranverën e ardhshme.

Covid-19 është bërë edhe një herë shkaku i rritjes së numrit të vdekjeve në rajonin tonë. Ne e dimë se çfarë duhet bërë për të luftuar virusin, si vaksinimi, mbajtja e maskave dhe përdorimi i certifikatave COVID”, tha Kluge

Shumë qeveri në të gjithë Europën po sjellin kufizime të reja në një përpjekje për të kufizuar infeksionet në rritje.

Të fundit

Ushtroi dhunë ndaj të bijës 19-vjeçare, arrestohet nëna

Një nënë 38-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës...

Veliaj: Asnjë shkelje në 2 vjet ministër dhe 10 vjet kryetar bashkie! Akuza ‘fletërrufe’

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pasi u mor i pandehur nga SPAK, thotë se akuza ndaj tij është një copy paste me kërkesën e paraburgimit....

Orët luksoze të Keanu Reeves-it gjenden në Kili, autoritetet ia dorëzojnë FBI-së

Gjashtë orë luksoze, me vlerë totale prej 125,000 dollarësh, të cilat i ishin vjedhur aktorit kanadez Keanu Reeves në dhjetor të vitit 2023, i...

Betohen në KLP 26 prokurorët e rinj! Çela: Do ndjeni vështirësi në shpatullat tuaja

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot ceremoninë e betimit për 26 prokurorët e rinj që do të bëhen pjesë e sistemit të drejtësisë...

Andia Ulliri kërkon mandatin e ish-prokurorit Arjan Ndoja, nis mbledhja në KAS!

Komisioni i Ankesave dhe Sanksione ka nisur mbledhjen e ditës së sotme me pikën e parë të rendit të ditës, shqyrtimin e ankimimit të...

Lajme të tjera

Web TV