Grabiste vilat në Mykonos, arrestohet “xhuxhi” shqiptar, si ra policia në gjurmët e 26-vjeçarit

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohet për grabitjen e disa vilave në Mikonos.

Mediat greke raportojnë se shqiptari i konsideruar si “xhuxh”, ishte në kërkim nga policia për rreth një vit.

Ai së bashku me një person tjetër që ishte rreth 1.80 i gjatë kanë grabitur duke kërcënuar qytetarët shumë vila, ku merrnin bizhuteri, para dhe sende me vlerë.

Sipas Zougla.gr ajo që e “tradhtoi” 26-vjeçarin ishte materiali gjenetik i tij i gjetur në një shishe me ujë. Policia mori mostrën e ADN-së nga uji ai u identifikua dhe u bë i mundur arrestimi i tij.