E tradhtoi me futbollisten e njohur/ Abidal i lutet gruas ta falë: E meritoj edhe nëse më vret

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eric Abidal i ka bërë një lutje publike për falje bashkëshortes së saj Hayet në rrjetet sociale pasi ajo bëri kërkesë për divorc mes pretendimeve se ai kishte një lidhje jashtëmartesore. Ish- drejtori sportiv i Barcelonës dyshohet se ka pasur një lidhje me futbollisten profesioniste të PSG-së, Kheira Hamraoui.

Hayet pretendoi në një deklaratë për shtyp se burri i saj e kishte pranuar se ai kishte qenë i përfshirë në një lidhje me Hamraoui. Lidhja mes të dyve doli për herë të parë kur u zbulua se telefoni i Hamraouit ishte i regjistruar në emrin e Abidal. Përfaqësuesit ligjorë të Abidal refuzuan të komentojnë në kohën kur Hayet filloi procedurat e divorcit, por Abidal tani është lutur për falje në Instagram.

“Hayet Abidal , më fal. Cilido qoftë vendimi juaj, do të vazhdoni të jeni në sytë e mi gruaja e jetës sime, dhe veçanërisht nëna e fëmijëve tanë të mrekullueshëm. Unë e meritoj këtë poshtërim edhe nëse më vret të gjallë. Dashtë Allahu , një ditë do me falesh,” shkruan ai.

Lajmet për lidhjen e supozuar u bënë publike pasi Hamraoui u sulmua nga dy burra të maskuar në fillim të këtij muaji. Hamraoui po luante për Barcelonën kur Abidal u emërua drejtor sportiv i klubit në vitin 2018. Të dy tani do të merren në pyetje si pjesë e procedurave gjyqësore që po kryhen në hetim nga autoritetet në Versajë.

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV