Rama ndërpret ministrat e brendshëm: Pse nuk e hiqni këtë? Do martohen njerëzit…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga marrëveshjet e nënshkruar sot mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë, është edhe ajo për lejeqendrimet ku të gjithë shtetasit e Kosovës do të mund të marrin lejen pesëvjeçare të qëndrimit në Shqipëri vetëm me një aplikim të thjeshtë dhe e anasjellta.

Kryeministri Edi Rama, u kërkoi dy ministrave që ta heqin këtë 5 vjeçar dhe të mos vendosin një pengesë.

Rama: Një pyetje kam se gjithmonë e kam këtë kuriozitet sesi funksionon racionalja e një ministri të Brendshëm, pse e bëni këtë lejen 5 vjet. Do martohen njerëzit dhe pas 5 vitesh do të vijnë prap tek ju që të konfirmojnë që janë bashkë, pse nuk e hiqni këtë 5 vjeçarin? E marrin lejen për tu martuar nga familjarët përkatës, ju njoftojmë se jeni martuar. Në këtë njoftim ju jepni lejen e qëndrimit e pse duhet të vijnë sërish pas 5 vitesh.

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Svelça: Në rastin që ju përdorët, patjetër që nuk do të ketë nevojë, dmth për shembullin e martesës. Leja e 5 vjeçarit do të vlejë për studentët, për të punësuarit. Atyre do t’iu zgjatet leja, nuk nënkupton heqje.

Rama: Hiqeni këtë leje pse e mbani. Është pengesë psikologjike. Pasi nëse e heqim në votë, do të dilni në minorancë ju të dy.

Çuçi: S’ka nevojë për votë, se i shtojmë një zero dhe e bëjmë 50 vjet.

Të fundit

Merkatoja po del dështim! Liverpool 60 mln euro për yllin e Barcelonës

Pavarësisht se ka shpenzuar 300 milionë euro deri tani këtë merkato, Liverpool tregoi dje se ende nuk është gati...

Punë pak, lekë shumë! Deputetët marrin 300 mijë euro paga, 220 mijë euro dietat

Kjo është vetëm një nga seancat plenare të muajit qershor, kur pas zgjedhjeve të 11 majit, rikthimi në parlament i deputetëve të legjislaturës së...

Zjarr në zonën e minuar kufitare Greqi-Shqipëri

Një vatër zjarri është shfaqur këtë pasdite në piramidën 12 në kufi me Greqinë, në afërsi të fshatit Kamnik në Ersekë. Mësohet se zjarri fillimisht...

Prençi: Në 4 orë nuk u ngrit një helikopter te “Syri i kaltër”

sh-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi u shpreh në studion e A2 se kurora e pishave në parkun kombëtar të “Syrit të Kaltër” tashmë...

Gërmimet arkeologjike, Italia bën zbulimin e rrallë!

Gërmimet arkeologjike në vendin e shenjtë qendror etrusk në Itali, Fanum Voltumnae, kanë nxjerrë me sa duket në dritë objekte të rëndësishme fetare. Objektet...

Lajme të tjera

Web TV