E trishtë/ Ndërron jetë themeluesi dhe ish-drejtori i ekipit të Williams Racing, Sir Frank Williams

Sir Frank Williams , themeluesi dhe ish-drejtori i ekipit të Williams Racing, ka ndërruar jetë nw moshwn 79-vjeçare.

Williams e çoi ekipin e tij të garave me motor nga një magazinë e zbrazët qilimash në majën e Formula 1 , duke regjistruar 114 fitore, 16 kampionate botërore të pilotëve, teksa u bë shefi i ekipit më jetëgjatë në historinë e sportit.

“Pasi u shtrua në spital të premten, Sir Frank ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes i rrethuar nga familja e tij”, tha Williams Racing në një deklaratë të dielën.

Shoferi i Williams, George Russell e kujtoi Williams-in si një “qenie njerëzore vërtet të mrekullueshme”.


Jeta e Williams është edhe më e jashtëzakonshme nga përplasja e tmerrshme me makinë që pësoi në Francë, e cila e la atë me dëmtime shkatërruese.

Por gruaja e tij Virxhinia urdhëroi që burri i saj të mbahej gjallë dhe vendosmëria dhe guximi i tij i plotë – karakteristika që personifikuan karrierën e tij – i dhanë mundësi të vazhdonte me dashurinë e jetës së tij, megjithëse në karrige me rrota.

Ai mbeti në rolin e tij si drejtori i ekipit Williams për 34 vjet të tjera përpara se skuadra më e madhe e familjes F1 t’i shitej një grupi investimesh amerikane në gusht.

Francis Owen Garbett Williams lindi në South Shields më 16 prill 1942. Babai i tij ishte oficer i RAF, ndërsa mamaja drejtoreshë. Ai u arsimua në Kolegjin St Joseph, një shkollë private me konvikt në Dumfries, ku u fiksua pas makinave pas një udhëtimi me një Jaguar XK150./Marca

Lexo edhe :  Marash Kumbulla i mbetet peng ish-skuadrës: Nuk e arrinim dot financiarisht