Fillon ceremonia e ‘Topit të Artë’, Messi parakalon në tapetin e kuq me familjen

Pas një viti ndërprerje për shkak të pandemisë rikthehet sonte ‘Topit i Artë’, që po mbahet në kryeqytetin e Francës, në Paris.

Lionel Messi ka mbërritur në tapetin e kuq në ceremoninë e shpërndarjes së Topit të Artë.

Ai shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Antonela Roccuzzo e cila shkëlqen me një fustan gold, si edhe tre djemtë e tij Mateo, Thiago dhe Ciro.