Giacomo Puccini më i madhi i kompozitorëve italian, pas Verdit

Në 29 nëntor të vitit 1924, des në msohën 66 vjeçare, Giacomo Puccini. Puccini, ishte një kompozitor italian i operas, që është klasifikuar si “kompozitori më i madh i operës italiane pas Verdit”.

Puçini u lind në Lucca , të Italisë në një familje me traditë të gjatë muzikore. Pas vdekjes së të atit Mikele Puçinit kur ai ishte vetëm pesë vjeç, ai u dërgua të studionte me xhaxhain e tij Fortunato Magi, i cili e mbante atë për një student të keq e të padisiplinuar.

Më vonë, ai hyri si organist në kishë dhe mjeshtër kori, por ai nuk ishte ende i frymëzuar të bëhej kompozitor operash, gjersa pa një shfaqje të Aidës së Xhuzepe Verdit. Ai dhe një shok i tij bënë gati 21 km rrugë në këmbë për të shikuar një shfaqje në Piza.

Puna e hershme e Puccini-t ishte rrënjosur në operën tradicionale italiane të fundvitit të shekullit XIX. Më vonë, ai e zhvilloi me sukses punën e tij në stilin realist të verismo, nga e cila u bë një nga eksponentët kryesorë.

Punimet më të njohura të Puccini janë “La Bohème”, “Tosca”, “Madam Butterfly”, dhe “Turandot”, të gjitha këto janë ndër operat e rëndësishme të luajtura si standarde.

Puçini shkroi 14 opera, dhe shumë këngë, të cilat janë shumë të njohura nga publiku mbarë botëror, veçanërisht aria “Nessun dorma”, nga “Turandot” e cila u këndua nga Luciano Pavarotti, në vitin 1990 me rastin e Kampionatit Botëror të Futbollit, i cili u zhvillua në Itali.