Kërkesa e Shoqatës së Tiranës për heqjen e “Prefektit”/ Reagon Arben Derhemi: U ulen malet, u ngritën halet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i njohur Arben Derhemi ka reaguar në lidhje me kërkesën e Shoqatës Tirana për të hequr zyrtarisht nga transmetimi komedinë “Prefekti”.

Teatri Turbina njoftoi shfaqjen e Komedisë “Prefekti” një komedi që ka synuar denigrimin e një prej intelektualëve më të shquar të kohës, Qazim Mulletin, studiuar në Manastir, Zosimea, Kolegjin Elitar të Perandorisë Turke Gallatasaraj.

Për këtë gjë, Shoqata Tirana do t’i drejtohet Ministrisë së Kulturës qe te heqë zyrtarisht nga transmetimi dhe shfaqja, komedinë “Prefekti”, si një sajesë politike e sistemit komunist e cila bazohet mbi trillime dhe mohimin e të vërtetës .

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Arben Derhemi shkruan se rrjetet sociale i kanë dhënë të drejtë çdo qenieje “Intelektuhale”, siç i quan ai, të sajojnë çfarë u intereson.

Derhemi, i cili është në rolin e Prefektit, shton se nuk e kupton se “ku janë prekut tironcat e vërtetë”.

Reagimi i plotë:

“Une e di qe ne sot jetojme ne boten e internetit dhe rrjetet sociale i kane dhene te drejte cdo “qenie intelektuhale” te sajoje e shpife c’i intereson dhe i vjen per shtat ,por nuk kuptoj ku i ka prekur keta tironcat e vertete ,leximi qe ne i beme vepres groteske “Prefekti”,ne nje kendveshtrim tjeter dhe per ta evidentuar si fig historike te madhe.Ju qe i bini tam tamit te patriotizmi ojf-ist meritoni vetem nje batute me te cilen mbyllet vepra………………….. “U ulen malet ,u ngriten Halet”, shkruan Derhemi.

Të fundit

“Mos e bëni atë gabim”/ Rama: Opozita ka para për të blerë vota, unë nuk kam!

Pas 12 vitesh në pushtet, Edi Rama thotë se nuk është ai që ka para për të blerë vota,...

Reagon Kurti: Opozita u rebelua kundër shtetit, lanë nam në sytë e botës

Ka dështuar sot konstituimi i Kuvendit të Kosovës, pasi që nuk u miratua raporti i komisionit për verifikimin e mandateve. Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti...

Kur fatin ta vjedhin! Dy të rinj gjetën diamantin 6,5 milionë dollarë, por…

Në vitin 2017, në një fshat të vogël të Sierra Leones, dy adoleshentë, Komba Johnbull dhe Andrew Saffea, atëherë 16 vjeç, bënë një zbulim...

FOTOLAJM/ Ngrihet në KQZ zyra e posaçme që do të hetojë krimet zgjedhore

Një zyrë e posacme është ngritur në komisionin qendror të zgjedhjeve, e cila do të hetojë krimet zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Zyra...

“E kaloj oqeanin kur të dua…”/ Berisha i përgjigjet Ramës: Kazani po zien për ‘McGonigal’

Kryetari i PD, Sali Berisha i është përgjigjur një deklarate të sotme të kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit tha se mund të...

Lajme të tjera

Web TV