Mediat e huaja kanë publikuar momentin kur një polic amerikan qëllon për vdekje një person që lëvizte me karrocë me rrota.
Ryan Remington qëlloi 9 herë në drejtim të 61-vjeçarit Richard Lee Richards.
Kjo bëri që shefi i policisë së qytetit të Arizonës ta pushonte menjëherë. Megjithatë avokati i policit Remington ka mbrojtur veprimet e klientit të tij. Mirëpo, pamjet e aktit të rëndë nxorën fajtor policin.
Punonjësi i lokalit dhe oficeri i policisë raportuan se Richard kishte kërcënuar me thikë dhe nuk kishte pranuar të dorëzonte armën e ftohtë. Ky më pas, u bë dhe shkaku që punonjësi i policisë qëlloi burrin.